RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Jashari: Abdixhiku e ka për detyrë ta mbështesë Vjosa Osmanin për një mandat të dytë
🇽🇰 Kosova

Jashari: Abdixhiku e ka për detyrë ta mbështesë Vjosa Osmanin për një mandat të dytë

(Lajm i përditësuar) Jashari: Abdixhiku e ka për detyrë ta mbështesë Vjosa Osmanin për një mandat të dytë Analisti Shemsi Jashari ka komentuar zhvillimet politike dhe pozicionin e Lidhjes Demokratike

nga Venera Grabanica22 tetor 202522 tetor 2025

(Lajm i përditësuar)

Jashari: Abdixhiku e ka për detyrë ta mbështesë Vjosa Osmanin për një mandat të dytë

Analisti Shemsi Jashari ka komentuar zhvillimet politike dhe pozicionin e Lidhjes Demokratike të Kosovës në rast të zgjedhjeve të reja.

Sipas tij, LDK do të jetë pjesë e çdo  qeverisëse pas zgjedhjeve, pavarësisht se kush do ta formojë qeverinë. Jashari thekson se kjo parti do të ketë rol vendimtar edhe në zgjedhjen e presidentit, dhe se nuk pritet të paraqitet ndonjë kandidat tjetër përballë Vjosa Osmanit.

“Zgjedhjet e reja do ta zhbllokojnë këtë bllokadë. LDK-ja, pas zgjedhjeve, do të jetë pjesë e secilës qeveri, pavarësisht kush e formon – qoftë Vetëvendosje, qoftë PDK-ja, apo edhe vetë LDK-ja, ndonëse shanset janë të vogla. Abdixhiku e ka për detyrë ta mbështesë Vjosa Osmanin për një mandat të dytë, dhe nuk do t’i kursejë votat. Nuk pres që LDK-ja të kursejë votat e saj për mandatin e dytë të Vjosa Osmanit.”, tha Jashari.


Jashari: Kurti po përçan shqiptarët kudo, vetëm në Shqipëri s’i ka ”dhezur”

Analisti politik, Shemsi Jashari ka komentuar ndikimin e përçarje së Albin Kurtit në skenën poltike jo vetëm në Kosovë, por edhe në vendet ku jetojnë shqiptarët.

Sipas tij, Kurti ka pasur më shumë përqendrim dhe ndikim në diasporë sesa në Shqipëri, ku “nuk ka ndezur shumë zjarre” për fitore.

“Përçarja s’ka qenë vetëm në Kosovës, por ka qenë edhe në vendet jashtë Kosovës, në vendet ku ka shqiptarë, pe shohim në Maqedoni, në Luginë. Për fat të mirë në Shqipëri nuk i ka ndezur shumë,” tha Shemsi Jashari./RTV21/21Media


Jashari: Kurti s’i ka numrat s’ka formim të Qeverisë

Analistit politik, Shemsi Jashari ka komentuar deklaratat optimiste të deputetit të LVV-së, Halil Thaçi, i cili tha se Qeveria Kurti 3 do të formohet brenda afatit kushtetues.

Në ”Click” të RTV21, Jashari ka hedhur poshtë këtë mundësi, duke theksuar se mungon vullneti politik dhe mbështetja numerike.

“Vet fakti që e thotë Halil Thaçi tregon se nuk do të ketë Qeveri, duke pasur parasysh rolin e tij në Vetëvendosje. Po të kishte siguri për formimin e Qeverisë, do të dilte vetë Albin Kurti, i cili do ta fajësonte opozitën për bllokim. Por e vërteta është se ai nuk i ka numrat. Kurti as nuk ka vullnet, dhe asnjëherë nuk i ka pasur numrat”, tha Jashari./RTV21/21Media

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
LAJMI TJETËR →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

30 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

2 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë