RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

Italia përkrahëse e proceseve në rrugën e integrimeve euroatlantike të Kosovës

Haradinaj: Italia partner i Kosovës në rrugën e saj euroatlantike Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Italisë janë dhe do të mbeten në nivel të shkëlqyer. Italia është afër Kosovës edhe si ndjenjë edhe

nga Egzona Mehmeti23 prill 201823 prill 2018

Haradinaj: Italia partner i Kosovës në rrugën e saj euroatlantike

Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Italisë janë dhe do të mbeten në nivel të shkëlqyer. Italia është afër Kosovës edhe si ndjenjë edhe si gjeografi. Ky ishte konstatimi i kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj gjatë pritjes që i bëri sot ministres së Mbrojtjes të Italisë, Roberta Pinotti.

Kryeministri falënderoi ministren Pinotti, për kontributin e Italisë dhënë Kosovës në të gjitha etapat e zhvillimit, me theks në periudhën e pasluftës, duke kërkuar prezencën e tyre edhe më tutje përmes investimeve, pasi që Kosova ofron ambient të përshtatshëm për investimet e huaja.

Haradinaj tha se marrëdhëniet bilaterale ndërmjet dy shteteve, Kosovës dhe Italisë janë dhe do të vazhdojnë të thellohen në të gjithë fushat e interesit të përbashkët, duke theksuar se edhe vizita e ministres Pinotti, e dëshmon këtë.

“I gëzohemi investitorëve italian dhe duhet thelluar bashkëpunimi ekonomik, krahas miqësisë dhe bashkëpunimit politik me këtë vend. Italia e ka një aleat, Kosovën”, tha Haradinaj.

Gjatë takimit u bisedua edhe për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri dhe në këtë proces, kryeministri Haradinaj kërkoi mbështetjen e Italisë, pasi që kjo do të kontribuonte në forcimin e paqes dhe të stabilitetit rajonal.

Nga ana e saj, ministrja e Mbrojtjes e Italisë, Roberta Pinotti vlerësoi angazhimin e kryeministrit Haradinaj, duke thënë se Italia do të jetë përkrahëse e proceseve në rrugën e integrimeve euroatlantike të Kosovës.

“Italia ka qenë një nga vendet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës dhe një nga misionet më të rëndësishme. Ky partneritet do të vazhdojë”, tha ministrja e Mbrojtjes së Italisë.

Në këtë takim morën pjesë edhe zëvendëskryeministri , Behgjet Pacolli, ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Rrustem Berisha, ambasadori italian në Kosovë, Piero Cristoforo Sardi dhe komandanti i KFOR-it, Gjeneral Major Salvatore Cuoci.

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
LAJMI TJETËR →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

31 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

31 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

47 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë