RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Infermierët paralajmërojnë grevë, thonë se pagesa për kujdestari u rrit veç 2 euro
🇽🇰 Kosova

Infermierët paralajmërojnë grevë, thonë se pagesa për kujdestari u rrit veç 2 euro

Infermierët e sektorit publik paralajmërojnë se do të hyjnë në grevë, në rast se nuk merren parasysh kërkesat e tyre, e ato janë, rritja e pagesës për ndërrimet e natës dhe pagesa për kujdestaritë për

nga Kaltrina Berila29 mars 202329 mars 2023

Infermierët e sektorit publik paralajmërojnë se do të hyjnë në grevë, në rast se nuk merren parasysh kërkesat e tyre, e ato janë, rritja e pagesës për ndërrimet e natës dhe pagesa për kujdestaritë për të shtunat e të dielat.

Nënkryetari i Shoqatës Sindikale të Infermierëve të QKUK-së, Mentor Sejdiu, në një intervistë për televizionin publik, tha se ata si Sindikatë, janë të diskriminuar me Ligjin për Pagat.

“Edhe sot ka qarkulluar një tabelë për pagesën për kujdestari ku shihet edhe aty një diskriminim nga ata që për dëshirën e vet e rregulluan kujdestarinë me Ligjin për Pagat, por për infermierët asgjë”, tha Sejdiu.

Ai sqaroi se për të mërkurën (sot) kanë thirrur në takim kryetaren e sindikatës, Tevide Imeri, me të cilën u shpreh se do të bisedojnë dhe do të dalin me një konkludim se çfarë të bëjnë.

“Për infermierët, pagesa është vetëm 20 euro ndërrimi i natës, siç ka qenë edhe më herët, kurse të shtunën e të dielën nuk ka pagesa, dhe vazhdon avazi i vjetër”, tha Sejdiu.

Ai i bëri thirrje kryeministrit që t’i mbajë fjalët që i ka dhënë për barazi për të gjithë.
“Duhet t’i gjejë këta njerëz e t’i vendos para drejtësisë e jo vetëm për këtë pabarazi ndaj infermierëve, por edhe për stafin tjetër mbështetës”.

Sejdiu u shpreh se ndërrimi për tetë orë është paguar më parë 18 euro e tash paguhet 20 euro.

“Ta marrim shembull emergjencën ku ata që kanë punuar për interesa të veta, një ndërrim të natës e kanë 300 euro. Me Ligjin për Paga, 155% është rritur paga për mjekët, kurse për infermierët është 20 euro”, tha ai, duke shtuar se edhe infermierët e mjekët punojnë në një vend dhe pacientin e kanë të njëjtë.

“Është diskriminim total”, tha ai.

Sejdu tha se kanë biseduar me akterët për Ligjin për Pagat dhe ku kemi shkuar na kanë pritur ministra, deputetë e mjekë, por në fund ata i rregulluan vetëm për vete”, thotë ai.

“Asgjë për infermierë e staf mbështetës”.

Sidoqoftë, ai u shpreh se të mërkurën, sindikata do të mbajë mbledhje e do të dalë me njoftim se kur do të hyjnë infermierët në grevë, sepse siç ka thënë ai, “ka ardhur fundi”.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

6 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë