RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaRajoni
🗺️ Rajoni

Iku nga lufta, në Shkup lindi një vajzë

Oskana Gorkovae nga Kievi dje u bë nënë për herë të dytë, duke sjellë në jetë një vajzë, për emrin e së cilës ende nuk ka vendosur. Në Maqedoni erdhi kur nisi pushtimi rus në Ukrainë. Kjo sepse bashkë

nga Venera Grabanica10 mars 202210 mars 2022

Oskana Gorkovae nga Kievi dje u bë nënë për herë të dytë, duke sjellë në jetë një vajzë, për emrin e së cilës ende nuk ka vendosur.
Në Maqedoni erdhi kur nisi pushtimi rus në Ukrainë. Kjo sepse bashkëshorti i saj është nga Shën Nikolla. Për TV21 rrëfen vështirësitë për të arritur deri në vendin tonë, pasi udhëtuan për 3 ditë.
“Isha në javën e 39-të kur gjithçka filloi, pra lufta, isha shumë e frikësuar nga të gjitha evakuimet, alarmet se si do ishte më vonë për këtë arsye vendosëm të lëvizim, të vijmë në Maqedoni për të pasur një lindje të mirë që të mos ndikojë tek bebja ose tek unë. Ne erdhëm me veturë dhe na u deshën 3 ditë për të udhëtuar, pra 72 orë ishte e vështirë sepse kishte shumë trafik dhe kontrolle kufitare janë çmenduri”, tregon Gorkova.
Ajo shpreson që situata në Ukrainë të përmirësohet sa më shpejtë të jetë që të mund të kthehen në vendin e tyre.
“Do të na duhet të kthehemi në Ukrainë, patjetër sepse ne lamë gjithçka atje, kemi një punë atje, burri im ka punë atje dhe motra ime vetëm kur situata të jetë më mirë do të ndalojë të gjitha këto veprime ushtarake”, tregon më tej ajo.
Mjekja Kristina Skeparovska na tregoi se foshnja lindi me peshë 3,8 kilogram dhe gjatësi 54 cm dhe është gjendje shumë të mirë edhe përskaj vështirësive që nëna ka kaluar disa ditë para lindjes.
“Pacientja ka ardhur me dhimbje të lindjes në termin të plot. Kishim një lindje të lehtë për fat duke pasur parasysh se bëhet fjalë për një shtetase të huaj e cila nuk ka kryer të gjitha kontrollet në sistemin tonë dhe sipas definicionit kjo mund të ishte një lindje e rrezikshme. Papritur të ndryshoni vend, shtëpi dhe të vini në institucion ku nuk njihni askënd është stres në vete dhe puna e dytë kemi barrierën e gjuhës”, tha Skeparovska.
Mjekja thotë se nëna ukrainase dhe vajza e saj do të lirohen nga spitali pas kontrollove të rregullta që bëhen zakonisht./21Media

Temperatura përvëluese sot në Kosovë
LAJMI TJETËR →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë

Lexo edhe

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

13 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

28 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

31 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

34 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë