RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
IKD: Rama e Komuna kundërligjshëm këmbyen pronën publike, do ndjekim rrugët ligjore
🇽🇰 Kosova

IKD: Rama e Komuna kundërligjshëm këmbyen pronën publike, do ndjekim rrugët ligjore

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar ndaj vendimit të kundërligjshëm të Kuvendit Komunal të Prishtinës për këmbimin e pronës komunale në zonën kadastrale në Çagllavicë me pronat e dy pers

nga Kaltrina Berila20 janar 202420 janar 2024

Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) ka reaguar ndaj vendimit të kundërligjshëm të Kuvendit Komunal të Prishtinës për këmbimin e pronës komunale në zonën kadastrale në Çagllavicë me pronat e dy personave fizikë në zonën kadastrale Zllatar, të cilit vendim i ka paraprirë propozimi i kryetarit të Komunës së Prishtinës.

IKD-ja ka thënë se ky vendimi i nxjerrë nga Kuvendi Komunal i Komunës së Prishtinës korrespondon plotësisht me përmbajtjen e propozim vendimit të Kryetarit të Komunës dhe se ky vendim është nxjerrë pa u zhvilluar asnjë konsultim publik dhe pa u përmbushur kërkesat ligjore.

Por tjerash, IKD theksoi se nuk sqaron cili është interesi i Komunës që të jap pronën në zonën kadastrale në Çagllavicë për të marrë pronën në zonën kadastrale në Zllatar, në të cilën tanimë është ndaluar ndërtimi.

IKD-ja i ka bërë thirrje kryetarit dhe Kuvendit Komunal të Komunës së Prishtinës që të ndalin praktikat e kundërligjshme të këmbimit të pronave pa zhvilluar konsultime publike dhe pa respektuar dispozitat ligjore.

“Ligji NR. 06/L-092 për Dhënien në Shfrytëzim dhe Këmbimin e Pronës së Paluajtshme të Komunës (Tutje: Ligji) në nenin 24 ka përcaktuar kushtet për këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës. Fillimisht, ky nen ka përcaktuar se prona mund të këmbehet vetëm për qëllime të përmbushjes së interesit publik, gjersa vendimi i nxjerrë nuk e sqaron se cili është interesi publik në këtë rast. Veçanërisht, mbetet e paqartë për publikun se si mund të konsiderohet interes publik realizimi i planit rregullues ‘Prishtina e re – Zona Qendër’, gjersa është pikërisht kjo pronë që ipet në këmbim të një prone që s’ka të bëjë me këtë pjesë”, ka thënë përmes një komunikate IKD-ja.

Tutje, Instituti bazuar në ligj ka thënë se Kryetari i Komunës obligohet që paraprakisht të siguroj raport zyrtar të vlerësimit se nuk ekzistojnë prona tjera të komunës të përshtatshme për qëllimin që synohet të arrihet.

“Tutje, neni 25 i Ligjit ka përcaktuar procedurën e këmbimit të pronës publike me persona fizik apo juridik, e cila procedurë iniciohet nga komuna apo palët e interesuar dhe përfundon me vendim të Kuvendit Komunal. Kështu, vendimi i Kuvendit Komunal është akti i fundit në kuadër të kësaj procedure. Për këtë arsye, sipas Ligjit, nuk qëndron arsyetimi i Kryetarit të Komunës së Prishtinës se ‘…vendimi i Asamblesë nuk këmben 8 hektarë dhe tërë parcelën 20 hektarëshe…’. Kjo pasi sipas Ligjit, është vendimi i Kuvendit Komunal që këmbën pronat dhe jo vlerësimi i Ministrisë së Financave. Me rastin e nënshkrimit të kontratës, Kryetari i Komunës obligohet t’i përmbahet vendimit të Kuvendit Komunal dhe jo vlerësimit të Ministrisë së Financave, të cilin do duhej ta merrte paraprakisht. Praktika paraprake e kundërligjshme në këtë fushë nuk e përligjë këtë vendim”, ka shtuar IKD.

IKD ka theksuar se duke pasur parasysh këto shkelje ligjore, kjo Ministri do duhej të mbronte ligjshmërinë e vendimeve të kësaj natyre, duke vepruar në kuadër të kompetencave që ka sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale dhe mos të validonte vendime të cilat janë në kundërshtim me Ligjin.

“Validimi i vendimeve të kundërligjshme të Komunës së Prishtinës nga kjo Ministri paraqet mos zbatim adekuat të kompetencave të kësaj Ministrie dhe cenim të interesit publik”.

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar më pas se ka qenë i angazhuar si arkitekt për ndërtimet në zonën e Badocit, në një pronë që për aksionarë ka biznesmenët Rrahman Haradini e Shaban Konxhuli. Para 4 vjetësh. Rama ka deklaruar se është angazhuar nga biznesmeni Haradini për hartimin e projektit, gjersa në vitin 2020, Lumir Abdixhiku si ministër në kabinetin e Qeverisë Kurti 1 anuloi vendimet që lejonin ndërtimet në Badovc. Po kjo pronë, që biznesmenëve Haradini dhe Konxhuli u mbeti e pashfrytëzuar, iu këmbye nga Komuna e Prishtinës me pronën në Çagllavicë.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

1 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

24 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

2 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

2 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

2 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë