
I mituri në Ferizaj në gjendje të rëndë pas sulmit me thikë nga tre të panjohur
Një i mitur ka mbetur i lënduar rëndë pasi është sulmuar me thikë nga tre persona të dielën në Ferizaj. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun
Një i mitur ka mbetur i lënduar rëndë pasi është sulmuar me thikë nga tre persona të dielën në Ferizaj.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
“Është raportuar se në emergjencën mjekësore është duke u trajtuar viktima i mitur- mashkull Sh-Kosovar , pasi të njëjtin tre persona te panjohur pas një mosmarrëveshje verbale e kanë sulmuar fizikisht dhe me një mjetë të mprehtë- thikë, duke i shkaktuar lëndime të rënda trupore. Viktima pas tretmanit mjekësor në emergjencën e Ferizajt ka vazhduar për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor në QKUK- Prishtinë. Në konsultim me prokurorin është inicuar rasti dhe është duke u hetuar. Viktima nuk është nxënës i shkollës Gjon Serreqi”, tha Veseli.
Ndërkaq ky rast nga policia është njoftuar edhe në raportin 24-orësh të policisë. /21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






