
Hovenier rithekson nevojën për de-eskalim të situatës në veri
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka theksuar edhe njëherë nevojën për de-përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës. Ai ka thënë se duhet mbajtur zgjedhje të reja në komunat veriore,
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka theksuar edhe njëherë nevojën për de-përshkallëzim të situatës në veri të Kosovës. Ai ka thënë se duhet mbajtur zgjedhje të reja në komunat veriore, me përfshirjen e serbëve të Kosovës.
Diplomati amerikan gjithashtu ka theksuar nevojën për zbatimin e plotë të marrëveshjes së normalizimit, nga Kosova dhe Serbia.
“U theksua nevoja për de-eskalim të menjëhershëm në veri të Kosovës, duke përfshirë zgjedhje të reja gjithëpërfshirëse me pjesëmarrjen e serbëve të Kosovës, dhe zbatimin e plotë nga Kosova dhe Serbia të marrëveshjes së normalizimit”, ka shkruar ambasadori amerikan në “Twitter”.
Hovenier ka shkruar pas takimeve që emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, dhe i dërguari amerikan për Ballkanin, Gabriel Escobar, kanë zhvilluar me politikanët në Kosovë.
Emisarët i kanë paraqitur kryeministrit Albin Kurti një propozim me tri elemente. I pari është de-eskalimi i situatës në terren në tri komunat veriore, pastaj zgjedhje të shpejta në këto komuna si dhe rikthimi në dialog.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






