RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
​Hovenier: Kushtetuesja do ta thotë fjalën e fundit për draft-statutin për Asociacionin
🇽🇰 Kosova

​Hovenier: Kushtetuesja do ta thotë fjalën e fundit për draft-statutin për Asociacionin

(Lajm i përditësuar) ​Hovenier: Kushtetuesja do ta thotë fjalën e fundit për draft-statutin për Asociacionin Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se fjalën e

nga B G9 nëntor 20239 nëntor 2023

(Lajm i përditësuar)


​Hovenier: Kushtetuesja do ta thotë fjalën e fundit për draft-statutin për Asociacionin

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se fjalën e fundit në lidhje me këtë propozim duhet ta jap vetë Gjykata Kushtetuese.

“Ne besojmë se ky draft-statut që i është ofruar Qeverisë së Kosovës i përmbush të gjitha ato kritere, i plotëson ato kritere. Pra, ne besojmë se është shkruar në një mënyrë që të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës. Por, në të vërtetë ekziston një subjekt që në fund mund të marrë vendimin nëse është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës apo jo, dhe kjo është Gjykata Kushtetuese. Dhe, siç tha kryeministri Kurti të premten në Kuvend, një nga dispozitat e këtij draft-statuti është që ai të shkojë në Gjykatën Kushtetuese që ta bëjë atë shqyrtim dhe ta bëjë atë përcaktim para se të hyjë në fuqi. Pra, mendoj se shumë nga këto pyetje dhe komente dhe thuajse ‘histeria’ rreth kushtetutshmërisë së saj duken të gabuara për ne, sepse është bërë një punë e kujdesshme në hartimin e statutit dhe dispozitave në fuqi për të siguruar që i vetmi organ në Kosovë që në fakt ka aftësinë dhe autoritetin për të përcaktuar kushtetutshmërinë e saj është Gjykata Kushtetuese, ajo do të ketë mundësi ta bëjë këtë para se të hyjë në fuqi”, shtoi ai para gazetarëve.


Hovenier: Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ne Kosovë, Jeffrey Hovenier tha se Asociacioni duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Në një adresim për media, Hovenier të enjten tha se fjala e fundit për draft statutin e propozuar do të jepet nga Gjykata Kushtetuese.

“Shtetet e Bashkuara besojnë fuqishëm se Asociacioni i komunave me shumicë serbe duhet të jetë në përputhje me Kushtetutën aktuale të Kosovës, duhet të jetë në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese, nuk duhet të jetë një shtresë shtesë e qeverisë, nuk duhet të ketë të jetë ndonjë autoritet ekzekutiv”, deklaroi ai.


Hovenier: Kurti e ka pranuar draftin, ka urgjencë nga vendet e BE-së për implementimin e Asociacionit

Ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenie tha se  draft-statuti i Asociacionit që u prezantua nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

“Nuk ka asgjë sekrete sepse dokumentet e ndjeshme janë të bëra në fshehtësi sepse kjo mundëson marrëveshje dhe gjuhë të përbashkët, ka kohë kur publiku njoftohet. Në një kohë të përshtatshme publiku mund ta shohë. Në ‘deadline’, nëse e lexoni deklaratën e vendeve të BE-së, Franca, Gjermania dhe Italia, përdorin gjuhë urgjente, pra ka një urgjencë, nuk ka arsye pse nuk duhet qeveria të vazhdojë tutje me këtë draft. Kryeministri e ka pranuar”,  tha ai.


Hovenieri thërret konferencë për media për draftin e Asociacionit

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier, kla thirrur sot në një konferencë për media në orën 10:20 ku do të mbi draftin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Kështu ka njoftuar Ambasada e SHBA-së në Kosovë.

“Ambasadori sot në ora 10:20 para Ambasadës Amerikane do t’u drejtohet mediave dhe do të flasë për kushtetutshmërinë e draft-statutit të MAS-së”, thuhet në njoftim.

Sa i përket këtij drafti- Asociacioni, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se është “pakrahasimisht më i avancuar”. Por sipas tij, kjo s’do të thotë që Kosova është e kënaqur me përmbajtjen e draftit./21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

9 min më parë
Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

2 orë më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

2 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

3 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

4 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

2 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

4 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 orë më parë