RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaFinanca
💰 Financa

Hoti premton se do të ofrojë barna falas

Hoti është zotuar se do ta mbulojë me fonde 100% barnat nga lista esenciale Gjatë një vizite që iu ka bërë disa reparteve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kandidati për kryeministër nga LDK

nga RTV217 qershor 20177 qershor 2017

Hoti është zotuar se do ta mbulojë me fonde 100% barnat nga lista esenciale

Gjatë një vizite që iu ka bërë disa reparteve të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, ka thënë të mërkurën se programi i tij parasheh dyfishimin e buxhetit për shëndetësinë dhe ofrimin e barnave falas për qytetarët nëpërmes Fondit të Sigurimit.

“Pa buxhet nuk ka shëndetësi. Plani ynë parasheh dyfishimin e buxhetit për shëndetësinë. Në këtë kuadër do të themelohet Fondi për Sigurim Shëndetësor, i cili përveç tjerash, do të rimbursojë barnat për qytetarët nëpërmes skemës së barnave jashtëspitalore”, ka thënë Hoti.

Ai është zotuar se do ta mbulojë me fonde 100% barnat nga lista esenciale dhe asnjë pacient nuk do të blejë më barna dhe material spitalor nga Lista esenciale e barnave.

Hoti ka shtuar se do të fuqizohen edhe shërbimet e shëndetësore shtëpiake për të moshuarit, të sëmurit nga kanceri, personat me nevoja të veçanta si dhe pacientë me sëmundje të rënda kronike.

“Ne do ta fuqizojmë shumë edhe programin parandalues shëndetësor, nëpërmes vaksinimit dhe forcimit të sistemit të parandalimit të sëmundjeve dhe do ta zbatojmë implementimin e plotë të sistemit të informimit shëndetësor, për evidentimin e çdo sëmundjeje, çdo ilaçi dhe gjithçka tjetër që ka të bëjë me shëndetin e popullatës”, ka thënë Hoti.

Sa i përket kushteve të punës për sektorin e shëndetësisë, Hoti është zotuar se do të bëhet modernizimi i kushteve të punës dhe do të ridefinohet sistemi i pagave të personelit shëndetësor për kompensim shtesë për ata që punojnë më shumë dhe kanë rezultate në punë.

“Shpreh falënderimet më të veçanta për të gjithë punëtorët shëndetësorë, mjekët, infermierët dhe stafin mbështetës për punën e tyre profesionale dhe iu siguroj se do të keni vëmendjen time personale dhe të qeverisjes sime për t’iu mundësuar që profesionin e juaj të shenjtë ta avanconi edhe më tutje dhe qytetarët tanë të marrin shërbime sa më cilësore shëndetësore”, ka përfunduar Hoti./21Media

Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë
LAJMI TJETËR →
Haxhiu: Janë dokumentuar 12 mijë e 230 viktima të luftës në Kosovë

Lexo edhe

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti
Futboll

​Maresca e nis me humbje te Man City, Interi fiton me penallti

19 min më parë
​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete
Sport

​Xhudoja kosovare shkëlqen në Tiranë, nëntë medalje dhe ekipi më i mirë nga 10 shtete

37 min më parë
Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032
Futboll

Italia e ka bërë gati listën ‘finale’ të qyteteve pritëse të EURO 2032

58 min më parë
Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë
Kosova

Kolona të gjata te Dheu i Bardhë, pritjet në hyrje deri në dy orë

2 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vrasja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

2 orë më parë
Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror
Kosova

Aktgjykimi i arsyetuar: Vr*sja e Liridona Ademajt u inskenua si grabitje, motivi ishte përfitimi pasuror

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë
Kosova

Janina Ymeri “proteston” ndaj vendimit të Kuvendit të LDK’së që i obligon deputetët t’i zbatojnë vendimet e partisë

2 orë më parë
​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës
Kosova

​Deputetëve iu dërguan ftesat për seancës konstituive të Kuvendit, ja edhe rendi i ditës

2 orë më parë
​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale
Kosova

​Kontrolle në parkingje në disa komuna, evidentohen shkelje të shumta fiskale

4 orë më parë
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
Futboll

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

5 orë më parë