RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Hoti: Ne jemi trashëgimtarët e denjë politikë të Rugovës

Mustafa: Tubimet janë dëshmia që ne do të fitojmë Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Dragashit, ka thënë se LDK dhe lidershipi i s

nga E.Bullaku2 qershor 20172 qershor 2017

Mustafa: Tubimet janë dëshmia që ne do të fitojmë

Kandidati për kryeministër nga LDK-AKR-Alternativa, Avdullah Hoti, gjatë një bashkëbisedimi me banorët e Dragashit, ka thënë se LDK dhe lidershipi i saj janë trashëgimtarët e Presidentit Historik Ibrahim Rugova.

“Arkitekti i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, presidenti ynë doktor Rugova, na la një bagazh të madh intelektual, politik dhe kombëtar. Një jetë të tërë ai u sakrifikua për popullin dhe shtetin e tij. Rugova ishte figura më e pastër politike që njeh Evropa. Bota me të drejtë e quante Gandi i Ballkanit”, ka thënë Hoti, duke shtuar se ne ja kemi borxh Rugovës dhe popullit të Kosovës një lidership politik me duar të pastra, të dijshëm dhe vizionar.

“Ne jemi Brezi i Republikës, të cilin e kishe ideuar dhe parashikuar Presidenti ynë historik Ibrahim Rugova. Ne jemi trashëgimtarët e denjë politik të Presidentit Rugova, profesionalë dhe me duar të pastra, pa asnjë aferë korruptive dhe kriminale. Ne do ta jetësojmë vizionin e Rugovës për një Kosovë demokratike të zhvilluar, anëtare të BE-së dhe në miqësi të përjetshme me Shtetet e Bashkuara”, ka shtuar Hoti.

Sipas tij,  nëse qytetarët dëshirojnë të jetësojnë idealin e Rugovës për një Kosovë demokratike, të dalin më 11 qershor votoni numrin 16 dhe listën e kandidatëve tonë.

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka thënë se tubimi në Dragash dhe tubimet tjera në gjithë Kosovës janë dëshmia që ne do të fitojmë.

“Salla nuk ka mjaftuar për t’i pranuar të gjithë, prandaj kanë mbetur shumë njerëz jashtë. Jam shumë i bindur që ky koalicion i përbërë nga LDK-AKR-Alternativa dhe Lëvizja për Drejtësi do t’i fitojë këto zgjedhje. Kam qenë shpeshherë këtu, u kam vizituar, por sot dëshiroj t’u flasë kandidati për kryeministër, Avdullah Hoti. Është i përgatitur, njeri i duhur për Kosovën dhe njeri i cili do t’i dalë në krye t’i kryejë përgjegjësitë që i ka marrë”, ka thënë Mustafa.

Nga ana e tij, kryetar i LDK-së, Dega e Opojës, Sylejman Kryeziu ka thënë se secili prej jush ka tejkaluar vetveten për të bërë një koalicion, të cilin mua po më pëlqen ta quaj koalicion i diellit, që është në kundërshtim me atë koalicionin e territ dhe natës.

“Jemi në ditën e dytë të fushatës dhe tashmë përkrahja për koalicionin nuk ka të ndalur. Ky është koalicion i fitores, koalicion i dritës. Më 11 qershor, ju do të dëshmoni që vendi do të drejtohet nga njerëzit më të mirë që i ka vendi. Fitorja na takon ne dhe fitoren do ta vulosim bashkë. Ky koalicion e ka vetëm një qëllim, bërjen e Republikës një vend ku secili respektohet dhe ndihet i barabartë në familjen evropiane”, ka thënë Kryeziu./21Media

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere
LAJMI TJETËR →
Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin ritme vere

Lexo edhe

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime
Kosova

Lushaku: Ende s’kemi ftesë nga VV për takime

1 min më parë
Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV
Kosova

Çitaku përsërit: Mbesim në opozitë, jemi vite larg me VV

1 min më parë
Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë
Kosova

Haxhiu e quan lajm të mirë Kuvendin e djeshëm të LDK-së: Takimet mund të vazhdojnë

46 min më parë
Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin
Kosova

Haxhiu nuk tregon nëse do të thirret menjëherë seanca për Qeverinë dhe Presidentin

46 min më parë
Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

Përfundon takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

46 min më parë
​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike
Kosova

​Nis takimi i Haxhiut me përfaqësuesit e partive politike

46 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Showbiz

Elvana Gjata dhe Rilind Alimani me ” Po du” sjellin një hit vere

1 min më parë
Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë
Showbiz

Dua Lipa: Mezi pres të nisë Sunny Hill Festival, shihemi sonte në Prishtinë

1 min më parë
Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit
Kosova

Muhaxheri nuk uron Abdixhikun, përshëndet ata që ishin kundër rrëzimit të kryetarit

1 orë më parë
Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet
Kosova

Komuna reagon pas pretendimeve ndaj shefit të kabinetit të Ramës: Do të ketë masa nëse vërtetohen shkeljet

1 orë më parë