RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaPolitikë
Hill: Herët për të dhënë vlerësime, Asociacioni është test për seriozitetin ndërkombëtar
🏛️ Politikë

Hill: Herët për të dhënë vlerësime, Asociacioni është test për seriozitetin ndërkombëtar

Ende është tepër herët për të dhënë vlerësim rreth takimit të Nivelit të Lartë në Ohër ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksnadar Vuçiq, ka thënë ambasadori

nga Kaltrina Berila8 mars 20238 mars 2023

Ende është tepër herët për të dhënë vlerësim rreth takimit të Nivelit të Lartë në Ohër ndërmjet Kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit dhe Presidentit të Serbisë, Aleksnadar Vuçiq, ka thënë ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill.
Hill vlerëson se bisedimet po shkojnë “në drejtim e duhur” ndërsa vlerësoi se “shumë njerëz” e shohin Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe si test për “seriozitetin” e bashkësisë ndërkombëtare. “Dhe, po, mund të them se janë ”, shtoi ai.
“Mendoj se po ecën në drejtimin e duhur, por duhet të presim e të shohim sepse askush nuk është pajtuar ende për diçka. Nuk do të doja të flisja për çështje specifike dhe afate kohore, mendoj se është e rëndësishme që çështjet të zgjidhen, që pas 10 viteve Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe të formohet më në fund dhe se shumë njerëz këtë e shohin si test të asaj se sa serioz është komuniteti ndërkombëtar për zgjidhjen e kësaj çështje dhe unë mund të them se janë. Duhet vetëm durim”, ka thënë Hill.
Duke folur për sanksionet ndaj Federatës Ruse, ambasadori amerikan vlerësoi se ende nuk është shumë vonë që Serbia t’i vendos ato, siç e citoi të ketë thënë “Danas”.
“Mendimi im është se Rusia nuk po e ndihmon Serbinë në asnjë mënyrë. Ata nuk kanë bërë asgjë për të zgjidhur çështjen e Kosovës, ata s’kanë bërë asgjë për të ndihmuar ekonomikisht, madje as mbështetjen energjetike, Serbia duhet ta paguajë”, ka thënë mes tjerash ambasadori.
Kujtojmë se Hill ka qenë prej diplomatëve amerikanë më të zëshëm sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, ku madje në një intervistë dhënë për Insider TV në dhjetor të vitit të kaluar, ishte shprehur se “të jini të sigurt se nuk do të ketë marrëveshje të reja, pa u zgjidhur çështja e Asociacioni”.

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
LAJMI TJETËR →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

Lexo edhe

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

13 orë më parë