RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
“Hetimet për sulmin në Banjskë mund të zgjasin deri në tri vjet”
🇽🇰 Kosova

“Hetimet për sulmin në Banjskë mund të zgjasin deri në tri vjet”

Institucionet e Kosovës ende nuk kanë përgatitur një raport hetimor përfundimtar për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Prokuroria Speciale bëri të ditur se hetimet janë duke vazhduar dhe s

nga Kaltrina Berila4 maj 20244 maj 2024

Institucionet e Kosovës ende nuk kanë përgatitur një raport hetimor përfundimtar për sulmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit. Prokuroria Speciale bëri të ditur se hetimet janë duke vazhduar dhe se në këtë fazë s’mund të japin informacione për shkak të ndjeshmërisë së rastit. Profesorë të së drejtës penale vlerësojnë se ka vonesa në nxjerrjen e një raporti hetimor përfundimtar por që rasti është kompleks. Në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se hetimet për këtë rast mund të zgjasin deri në tri vjet.

Janë bërë shtatë muaj nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit dhe ende nuk ka një raport hetimor përfundimtar në lidhje me këtë sulm.

Prokuroria Speciale e Kosovës bëri të ditur se hetimet në lidhje me sulmin e 24 shtatorit janë duke vazhduar, por nuk dha detaje se kur do të ketë një raport përfundimtar hetimor. Zëdhënësi i prokurorisë Ekrem Lutfiu tha se në këtë fazë të hetimeve nuk mund të japin asnjë informacion për shkak të ndjeshmërisë së rastit.

“Në këtë fazë të hetimeve nuk mund të japim asnjë informacion për shkak të ndjeshmërisë së rastit”, tha zëdhënës i Prokurorisë Speciale, Ekrem Lutfiu për rtv21.

Profesori universitar i së drejtës penale, Ismet Salihu, vlerëson se ka vonesa në nxjerrjen e një raporti hetimor përfundimtar por që rasti është kompleks. Sipas tij, zgjatja e hetimeve shkon në favor të Serbisë.

“Ky rast është shumë kompleks, shumë i rëndë…faza e hetimeve është faza me e rëndësishmja më komplekse për procedurën penale është e komplikuar me siguri e vonuar por në këtë hetim janë të implikuar edhe hetuesit ndërkombëtar….Prokuroria ka strategjinë e vetë mirë kishte me qenë sa më shpejtë të zhvillohen hetimet dhe të përfundohen se rasti është i rëndë dhe është mirë të mos bëhet trysni në këtë rast”, tha Salihu për rtv21.

Në Institutin e Kosovës për Drejtësi thonë se prokuroria po i zhvillon hetimet për Banjskën brenda afateve ligjore. Sipas hulumtuesit Gzim Shala, hetimet për këtë rast mund të zgjasin deri në tri vjet.

“Janë dy çështje dy argumente se ne rastin konkret prokuroria s’ka rënë në vonesë aspekti pare është ligjor… Maksimumi hetimet shkojnë deri ne tri vite dhe qe i bie se deri më…Tani s’jemi as në gjysmën e kohës së rregullt…Presionet që vijnë nga politika janë të papranueshme”, tha Shala për rtv21.

Menjëherë pas sulmit në Banjskë, Qeveria e Kosovës kishte përgatitur një raport hetimor preliminar në lidhje me sulmin, teksa Bashkimi Evropian ka thënë se po e pret përfundimin zyrtar të hetimeve nga autoritetet e Kosovës dhe se kur të jetë i gatshëm raporti, duke u bazuar në të, do të vendosin për hapat apo për qëndrimin e tyre.

Kosova e ka akuzuar Serbinë për sulmin terrorist në Banjskë. Serbia, në anën tjetër, ka mohuar të ketë qenë e përfshirë në sulmin e 24 shtatorit.RTV21/21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

13 orë më parë