Haxhiu: Prokurorisë Speciale do t’i shtohen edhe katër prokurorë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se Prokurorisë Speciale, departamentit për krime lufte do t’i shtohen edhe katër prokurorë të rinj, gjashtë bashkëpunëtorë profesional dhe dy p
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka njoftuar se Prokurorisë Speciale, departamentit për krime lufte do t’i shtohen edhe katër prokurorë të rinj, gjashtë bashkëpunëtorë profesional dhe dy përkthyes.
“Votimi në lexim të dytë i buxhetit, përveç tjerash do të fuqizojë kapacitetet e Prokurorisë Speciale”, ka theksuar Haxhiu.
Haxhiu ka theksuar se adresimi i krimeve të luftës është prioritet i Qeverisë. “Andaj do të punojmë shumë në këtë drejtim”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Deputetët e Kuvendit të Kosovës më 69 vota për kanë miratuar Projektligjin mbi ndarjet buxhetore për buxhetin e Kosovës për vitin 2021./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






