RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haxhiu premton mbështetje për avancimin e kushteve për gratë e dënuara

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe drejtori i Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ali Gashi, sot vizituan njësinë e grave të dënuara në Qendrën Korrektuese në Lipjan. Haxhiu së b

nga E.Bullaku1 nëntor 20211 nëntor 2021

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu dhe drejtori i Përgjithshëm të Shërbimit Korrektues të Kosovës, Ali Gashi, sot vizituan njësinë e grave të dënuara në Qendrën Korrektuese në Lipjan.
Haxhiu së bashku me kabinetin e saj dhe përfaqësuesit nga SHKK, vizituan ambientet e banimit të grave të dënuara, me ç’rast nga afër u njoftuan me aktiviteteve e punës, sfidat dhe ankesat kryesore të tyre.
Të dënuarat nga kjo qendër, shprehën shqetësimin e tyre për punën e Panelit për Lirim me Kusht dhe kërkuan vlerësime reale ndaj kërkesave të cilat vazhdojnë të refuzohen disa herë për arsye të njëjta edhe përkundër raporteve pozitive për rastet e tyre. Po ashtu theksuan nevojën që këto raporte të adresohen edhe në kuadër të Institutit të Faljes për të Dënuarit.
Gjatë këtij takimi, nga MD thonë se u evidentua edhe mungesa e aktiviteteve të lira për gratë e dënuara, sidomos aktiviteteve sportive për të cilat aktualisht Qendra Korrektuese në Lipjan nuk ka kapacitete infrastrukturore.
Ministrja e Drejtësisë premtoi mbështetje të vazhdueshme në avancimin e kushteve për gratë e dënuara, sidomos në përkrahjen e aktiviteteve të punës dhe atyre me karakter ri-socializues dhe ri-integrues. Për këtë, ajo përmendi arritjen e marrëveshjes për mbështetje nga organizata ndërkombëtare në aktivitete artizanale, kurse të gjuhës angleze dhe teknologji informative, trajnime dhe aktivitete pune në art-qeramikë etj.
Ministrja po ashtu bëri të ditur se aspekte të avancimit të të drejtave të njeriut për personat e privuar nga liria si dhe kushteve të punës së stafit korrektues, janë adresuar në projektligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale si dhe Projektligjin për SHKK-në, të cilat tashmë janë proceduar drejt miratimit në Qeveri si dhe Kuvendin e Kosovës./21Media

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

49 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

35 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

3 orë më parë