
Haxhiu për miratimin e Ligjit për Byronë: Hap i rëndësishëm për forcimin e sundimit të ligjit
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, duke thënë se ky është hap i rëndësishëm në forcimin e sundimin e
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka reaguar pas miratimit të Ligjit për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme, duke thënë se ky është hap i rëndësishëm në forcimin e sundimin e ligjit.
“Në seancën e sotme, përveç tjerash, u miratuan në të dy leximet dy ligje të rëndësishme: Ligji për Byronë e Konfiskimit të Pasurisë së Pajustifikueshme dhe Ligji për Gjykatën Administrative. Ky është një hap i rëndësishëm për forcimin e sundimit të ligjit dhe luftën ndaj korrupsionit. Falënderoj deputetët për angazhimin dhe mbështetjen e tyre në këtë proces, me shpresën që opozita të mos përdorë Gjykatën Kushtetuese me qëllim të zvarritjes së tyre”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.
Deputetët e Kuvendit e kanë miratuar projektligjin për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.
Ligji është miratuar me 62 vota për, kurse në sallën e Kuvendit nuk ishin deputetë të partive opozitare./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






