RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
🌍 Bota

Harris: Nëse Rusia pushton Ukrainën do forcojmë aleatët tanë në lindje

Nga Mynihu, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, zv.presidentja amerikane Kamala Harris ka paralajmëruar Rusinë se sanksionet ndaj saj në rast se pushton Ukrainën nuk do të jenë vetëm ekonomi

nga B.K19 shkurt 202219 shkurt 2022


Nga Mynihu, ku po merr pjesë në Konferencën e Sigurisë, zv.presidentja amerikane Kamala Harris ka paralajmëruar Rusinë se sanksionet ndaj saj në rast se pushton Ukrainën nuk do të jenë vetëm ekonomike.
“Ne nuk do të ndalemi me sanksione ekonomike. Ne do të përforcojmë më tej aleatët e NATO-s në lindje. Së bashku ne kemi marrë masa për të përforcuar fuqinë parandaluese dhe mbrojtjen tonë kolektive. Ne kemi dërguar 6 mijë trupa amerikane shtesë në Rumani, Poloni dhe Gjermani, si dhe kemi vendosur 8.500 të tjerë në gjendje gatishmërie”, u shpreh Kamala Harris, zv.presidente e SHBA.
Në të njëjtat linja, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen ka deklaruar se qasja ruse ndaj Ukrainës përbën një rrezik për të gjithë rendin botëror dhe ka akuzuar Moskën se po kërcënon një vend me mbi 40 milionë banorë me pretekstin e sigurisë. Por, përgjigjja e Perëndimit, ka shtuar ajo është gati.
“BE dhe partnerët ndër-atlantikë kanë përgatitur një paketë të fortë sanksionesh financiare dhe ekonomike, përfshirë ato mbi energjinë dhe teknologjinë. Nëse Kremlini sulmon, ne mund të marrim masa me pasoja të rënda për interesat ekonomike të Moskës. Planet e rrezikshme të Kremlinit, që vijnë nga një e kaluar e errët, mund t’i kushtojë Rusisë të ardhmen”, u shpreh Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.
Ndërsa kancelari gjerman Olaf Scholz ka paralajmëruar se lufta po i vjen rrotull Evropës dhe rreziku i saj është ende i pranishëm. Sikurse parafolësit, edhe Scholz ka deklaruar se një sulm eventual rus ndaj Ukrainës do të ishte një “gabim serioz”.
Çdo agresion ushtarak ndaj Ukrainës do të jetë një gabim i rëndë, i cili ne nuk duam që të ndodhë. Rusia ka bërë publike përgjigjen e saj ndaj propozimeve amerikane dhe ne, e përsëris, jemi gati të negociojmë”, tha Olaf Scholz, kancelar i Gjermanisë.
Krerët e shteteve dhe qeverive kanë deklaruar megjithatë se janë gati të negociojnë me Kremlinin, por kanë shtuar se nuk do të tregohen naivë.

Temperatura përvëluese sot në Kosovë
LAJMI TJETËR →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë

Lexo edhe

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

4 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

19 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

22 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

26 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

13 orë më parë