Haradinaj viziton familjen e ministres Gërvalla
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot në Dubovik të Deçanit nderoi heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe nënën Ajshe, për të vazhduar në vizitë në familje te Hysen Gërva
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot në Dubovik të Deçanit nderoi heronjtë Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe nënën Ajshe, për të vazhduar në vizitë në familje te Hysen Gërvalla, vëllai i heronjve.
Përmes një shkrimi në rrjetet sociale, Haradinaj tha se Hysen Gërvalla barti mbi supe barrën e rëndë të familjeve atdhetare shqiptare, persekutimin, burgosjen e vrasjen e vëllezërve, por mbeti deri sot shembull i rezistencës.

Gjithashtu në Drenoc, Haradinaj nderoi dëshmorët e kombit Selmon Dukaj, Ahmet Baqaj dhe Rexhep Mazrekaj, e në Irzniq Dëshmorin e Kombit Altin Haskaj, në 24-vjetorin e rënies.
“Respekti për ata që shkruan histori me sakrificën e gjakun e tyre është i përjetshëm”, shkroi Haradinaj./21Media


Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





