RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Haradinaj: Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka, ishin vazhdimësi e përpjekjeve tona për liri
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Vëllezërit Gërvalla e Kadri Zeka, ishin vazhdimësi e përpjekjeve tona për liri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan si dhe në zbulimin e shtatores së heroit Kadri Zeka, në 42-vjetorin e rënies.

nga B G17 janar 202417 janar 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan si dhe në zbulimin e shtatores së heroit Kadri Zeka, në 42-vjetorin e rënies.

Haradinaj ka thënë se vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla si dhe Kadri Zeka, ishin vazhdimësi e përpjekjeve për liri. 

“Vëllezërit Jusuf e Bardhosh Gërvalla dhe Kadri Zeka, ishin veprimtarët e hershëm të lëvizjes sonë kombëtare për liri e për pavarësi. Ata ishin vazhdimësi e përpjekjeve tona për çlirim dhe për të drejtën tonë të mohuar me dekada”. 

“Sot, në 42-vjetorin e rënies heroike, me kolegë bëmë homazhe tek varrezat e dëshmorëve në Gjilan, në kujtim e nderim të jetës dhe veprës së heroit Kadri Zeka”, ka thënë Haradinaj. 

Haradinaj ka marrë pjesë edhe në zbulimin e shtatores së heroit Kadri Zeka. 

“Po ashtu, Kadriu u shndërrua në bronz në mes qyteti prej ku i bënë roje Gjilanit të Mulla Idrizit e Idriz Seferit, të Agim Ramadanit e të shumë heronjve e dëshmorëve nga kjo trevë”, ka shtuar Haradinaj. 

Ai ka thënë se rruga drejt lirisë nuk u ndal asnjëherë.

“Dora e armikut ishte kudo në ndjekje të shqiptarëve, sepse armiku kishte kuptuar saktë se rreshtimi ynë në anën e drejtë të historisë ishte në rrugë të pakthyeshme, i vendosur dhe i drejtë, prandaj nuk kursente asgjë për ta ndalë e shuar përpjekjen tonë”.

“Rruga drejt lirisë nuk u ndal asnjëherë. Ishte nisur qysh herët, vazhdoi me Jusufin e Bardhoshin krah Kadriut, kulmoi me luftën tonë çlirimtare duke sjellë lirinë për Kosovën”, ka shtuar ai. 

“Lavdi të rënëve për liri në të gjitha etapat e historisë sonë të lavdishme!”, ka përfunduar Haradinaj.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

34 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

37 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

41 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

19 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë