RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Haradinaj nuk beson se Kurti mund ta formojë qeverinë
🇽🇰 Kosova

Haradinaj nuk beson se Kurti mund ta formojë qeverinë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nuk beson se do të mund të formohet Qeveria Kurti 3. Ai tha të hënën se si AAK vazhdojnë të jenë të përcaktuar për një koalicion të opozi

nga Kaltrina Berila31 mars 202531 mars 2025

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj nuk beson se do të mund të formohet Qeveria Kurti 3.

Ai tha të hënën se si AAK vazhdojnë të jenë të përcaktuar për një koalicion të opozitës.

Madje sipas tij, askush nga opozita nuk do të bashkëpunoje me Lëvizjen Vetëvendosje.

“Ne jemi përcaktuar si Aleancë për koalicion të opozitës, qeveri të opozitës, nuk besoj se dikush nga opozita do të bashkëpunojë me pozitën. Po ashtu edhe NISMA është e përcaktuar për koalicion të opozitës. Nuk besoj , nuk i kanë numrat po vonohen ashtu. Nuk mund të bëjnë, sepse nuk i kanë numrat, kanë dhjetë deputetë më pak se herën tjetër”, tha Haradinaj.

E nga Nisma Socialdemokrate i quajtën spekulime raportimet në media se tre deputetët e tyre do të votojnë pro formimit të qeverisë Kurti por pa u përfshirë në koalicion qeverisës.

Anëtari i kryesisë, Vesel Krasniqi tha se për momentin “s’ka asnjë lëvizje” dhe se Nisma mbetet ende në deklarimet e mëhershme të kryetarit Fatmir Limaj.

Pas përfundimit të zgjedhjeve të 9 shkurtit, Limaj në paraqitjen e parë dhe të vetme publike ka refuzuar të vendosë “vija të kuqe” për Lëvizjen Vetëvendosje në ndërtimin e qeverisë së re, duke deklaruar se është i hapur për diskutime për çështje me rëndësi nacionale.

Në anën tjetër, anëtarja e kryesisë së LVV-së, Albulena Haxhiu duke folur më herët të hënën për KosovaPress e përjashtoi mundësinë e bisedimeve me opozitën sa i përket formimit të qeverisë së re.

Ajo tha të hënën se do të bëjnë përpjekje për të takuar deputetë të zgjedhur por sipas saj jo ata nga opozita.

Ndërkaq, javën e kaluar, kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, tha se nuk ka vija të kuqe për asnjë parti por theksoi se deri më tash ka zhvilluar biseda vetëm me partitë opozitare.

Në LDK janë shprehur kundër koalicionit me LVV-në por të gatshëm për bashkëpunim me opozitën me kushtin që LDK e merr postin e kryeministrit.

KQZ-ja certifikoi rezultatet përfundimtare të enjten më 27 mars dhe sipas tyre LVV-ja ka fituar 48 ulëse, PDK-ja e dyta me 24 ulëse, LDK-ja 20 dhe koalicioni AAK-Nisma 8 ulëse.

Pra, nevojiten koalicione pasi që asnjëra parti nuk mund ta formojë e vetme qeverinë.

Deri më tash, në deklarime publike, LVV-ja ka thënë se do të udhëheqë me qeverinë e re por që preferojnë të bashkëpunojnë me partitë pakicë jo serbe.

Minoritetet jo serbe i kanë 10 deputetë ndërkaq, serbëve u takojnë gjithashtu dhjetë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Sipas rezultateve, një ulëse e ka fituar politikani serb dhe ministri në detyrë në Qeverinë Kurti 2, Nenad Rashiq, dhe 9 ulëse do t’i takojnë Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë e cila financohet nga Beogradi.

Ditë më parë, presidentja Vjosa Osmani tha se shumë shpejt do të caktohet data për seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Afati ligjor për këtë është 30 ditë.

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

12 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

13 orë më parë