Haradinaj: Marrëveshjet nuk e dëmtojnë Kosovën
Haradinaj marrëveshjet me Serbinë i quan pozitive për rifillimin e dialogut Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se dy marrëveshjet e fundit mes Kosovës dhe Serbinë për linjën ajrore dhe
Haradinaj marrëveshjet me Serbinë i quan pozitive për rifillimin e dialogut
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka thënë se dy marrëveshjet e fundit mes Kosovës dhe Serbinë për linjën ajrore dhe hekurudhat nuk do t’i bëjnë dëme Kosovës.
Duke folur për takimin e sotëm të grupeve punuese në Berlin për arritjen e marrëveshjes së hekurudhave, i pari i ekzekutivit tha se ky transport duhet të rregullohet pasi është në gjendje të mjerueshme.
Ndërsa, i pyetur se me anë të këtyre marrëveshje, a ka rifilluar dialogu me Serbinë, Haradinaj tha se këto marrëveshje janë shenja pozitive.
Ndërkaq, për mundësitë e një qeverie teknike, Haradinaj tha se duhet lënë kohë fillimisht mandatarit për formim të qeverisë.
Këto komente Haradinaj i bëri gjatë ditës sotme, ku bashkë me kabinetin qeveritar bënë homazhe te obelisku i Hebrenjve, në shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






