RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Haradinaj: Kosova nuk do të ndalet para pengesave që ia bën Serbia

“Kosova si shtet do të respektojë vendimet e veta dhe se nuk do të ndalet para pengesave që ia bën Serbia” Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, sot shpalosi programin qever

nga RTV216 qershor 20176 qershor 2017

“Kosova si shtet do të respektojë vendimet e veta dhe se nuk do të ndalet para pengesave që ia bën Serbia”

Kandidati për kryeministër nga koalicioni PAN, Ramush Haradinaj, sot shpalosi programin qeverisës para elektoratit në Gjilan

Haradinaj tha me këtë rast se duhet ndalur korrupsionin dhe se qeveria është në shërbim të atyre që krijojnë vende pune.

“Ne jemi shtet në nisje dhe është arritje e të gjithëve dhe miqve dhe duhet ndal korrupsionin. Qeveria është në shërbim të atyre që krijojnë vende të punës. Kosova ka resurse të mëdha dhe ka thëngjill ku do të fillohet me investime për katër pesë TC energjetike me thëngjill pa e ndotur ambientin”, ka thënë Haradinaj.

Ai tha se Kosova si shtet do të respektojë vendimet e veta dhe se nuk do të ndalet para pengesave që ia bën Serbia.

“Para do dite isha në Gjilan dhe thash se qytetarëve tanë nga Presheva duhet me iu dhënë dy shtetësi. Menjëherë reaguan kojshit (Serbia). Detyra jonë e parë është me respektuar republikën tonë dhe vendimet që i kemi marrë, andaj nuk do të ndalemi me pengesat e Serbisë që po na i bënë. Pra, do ta heqim ndikimin e tyre mbi Kosovën”, ka thënë Haradinaj.

Ahmet Isufi, nënkryetar i AAK, tha se ka ardhur koha që Kosova ta bëjë kthesën dhe koha është që me njerëzit të cilët kanë bërë ndryshime.

“Ka ardhur koha për një zhvillim dhe prosperitet. Kanë kaluar 18 vjet që nga përfundimi i luftës, por Kosova nuk është ajo që e dëshiruan brezat tanë”, tha ai.

Magbule Shkodra, kryetare e forumit të grave në AAK, është shprehur e bindur se Ramush Haradinaj do të qeverisë me vendin pas 11 qershorit.

“Më 12 qershor është dita e fitores tonë. Anamorava dhe gjithë Kosova nuk do të harrohet nga kryeministri jonë”, ka thënë Shkodra.

Ndërsa Halil Matoshi, i cili kohë më parë aderoi në AAK, tha se sot është kthyer në shtëpinë e tij.

“Unë në vitet e 90-ta i kam besuar Rugovës, tash i besoj Ramush Haradinajt. Së bashku do ta bëjmë një shtet modern”, ka thënë ai.

Rexhep Kadriu, kryetar i Degës së AAK-së në Gjilan, tha se qytetarët e Kosovës janë dëshmitarë të një regresi dhe një tuneli të pa dritë.

“Jemi dëshmitarë se jemi pa arsim cilësor dhe pa zhvillim ekonomik. Haradinaj të gjitha këto synon t’i zhvillojë”, ka thënë Kadriu.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

40 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

54 min më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

26 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

3 orë më parë