Haradinaj ia vazhdon edhe për tri vjet mandatin drejtorit të Doganës
Haradinaj thotë se përgjatë shërbimit të tij në këtë pozitë Berisha ka dëshmuar profesionalizëm e korrektësi Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot ia ka vazhduar mandatin edhe për tri vjet të
Haradinaj thotë se përgjatë shërbimit të tij në këtë pozitë Berisha ka dëshmuar profesionalizëm e korrektësi
Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, sot ia ka vazhduar mandatin edhe për tri vjet të tjera drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berishës, shkruan rtv21.tv
Haradinaj tha se këtë vendim e mori sipas kompetencave ligjore.
“Në kuadër të kompetencave të mija kushtetuese e ligjore, sot, drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, ia kam vazhduar mandatin edhe për tri vjet të tjera. Z. Berisha, përgjatë shërbimit të tij në këtë pozitë ka dëshmuar profesionalizëm e korrektësi dhe me seriozitet ka kryer punët dhe përgjegjësitë e tij në këtë institucion shumë të rëndësishëm të vendit. Z. Berisha i uroj punë të mbarë edhe për vitet e tjera!”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media


Më të fundit
Të gjitha →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë





