Haradinaj: Duhet ta ruajnë lirinë si vlerën më të shenjtë kombëtare
Sot në përvjetorin e Betejës së Marecit dhe masakrës në Makoc, Prishtina shënon Ditën e Dëshmorëve. Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, ka thënë se misioni ynë historik për
Sot në përvjetorin e Betejës së Marecit dhe masakrës në Makoc, Prishtina shënon Ditën e Dëshmorëve.
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Ramush Haradinaj, ka thënë se misioni ynë historik për liri dhe pavarësi u realizua falë veprës heroike të luftëtarëve çlirimtarë dhe sakrificës së Dëshmorëve e Martirëve, që gjithmonë sipas tij, janë frymëzim në ndërtimin e të sotmes dhe të ardhmes.
“Duke kujtuar trimërinë, vendosmërinë e guximin e luftëtarëve të Brigadës 153 Hyzri Talla, gueriljes BIA, dhe tërë elementit liridashës që dha gjithçka për çlirimin e fitoren e madhe, brezi ynë dhe ata pas nesh, duhet ta ruajnë këtë liri si vlerën më të shenjtë kombëtare”, ka shkruar Haradinaj në Facebook./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






