RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Haradinaj bën homazhe në Prekaz për nder të 16-vjetorit të pavarësisë
🇽🇰 Kosova

Haradinaj bën homazhe në Prekaz për nder të 16-vjetorit të pavarësisë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për nder të 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Haradinaj ka thë

nga Kaltrina Berila16 shkurt 202416 shkurt 2024

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj ka bërë homazhe tek Kompleksi Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, për nder të 16-vjetorit të pavarësisë së Kosovës.

Haradinaj ka thënë se Komandanti legjendar Adem Jashari dhe familja e tij, ishin vazhdimësi e përpjekjeve qindra vjeçare të shqiptarëve për liri, shkruan rtv21.tv.

“Komandanti legjendar Adem Jashari dhe familjare Jashari, ishin vazhdimësi e përpjekjeve qindra vjeçare të shqiptarëve për liri. Guximi për të vepruar hapur e gatishmëria për sakrificë, e dallojnë komandantin tonë dhe familjen e tij nga të gjitha etapat e kaluara të historisë sonë”, ka thënë Haradinaj.

Tutje, Haradinaj është shprehur se sakrifica e familjes Jashari, shërben si shembulli më frymëzues i guximit për të luftuar për liri.

“Liria e shteti ynë i ka rrënjët pikërisht aty ku kulmuan ato përpjekje të parreshtura, në Prekazin legjendar. Në prag të 16-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kujtojmë e nderojmë gjithë anëtarët e kësaj familje, që shërbeu si shembulli më frymëzues i guximit për të luftuar për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës. Në këtë ditë të veçantë, vazhdojmë të përforcojmë më shumë se kurrë përkushtimin tonë ndaj vlerave të lirisë, për të cilën familja Jashari dhe shumë të tjerë janë sakrifikuar. Duhet të angazhohemi parreshtur në forcimin e shtetësisë sonë duke qenë në rresht me aleatët tanë në krye me ShBA, si anëtare e NATO-s”, ka shtuar Haradinaj.

Haradinaj është mirëpritur nga i pari i familjes emblematike, siç e ka quajtur ai, baca i shqiptarëve, Rifat Jashari.

“Para nderimeve të të rënëve për liri, u mirëpritëm nga i pari i kësaj familje emblematike, baca i shqiptarëve, Rifati. Si gjithmonë, plot jetë e pozitivitet, zemërgjerësi e dashuri për miqtë, luftëtarët e lirisë, Kosovën e kombin përgjithësisht. Kjo shtëpi e madhe e kombit, gjithmonë me dyer të hapura për miliona shqiptarë e miq ndërkombëtarë. Lavdi dhe respekt për familjen Jashari dhe për të gjithë të rënët që ranë për lirinë e Kosovës!”, ka përfunduar Haradinaj./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

30 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

46 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë