RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaSport
Hallet e boksierëve kosovarë, detyrohen të marrin para borxh për të shkuar në gara ndërkombëtare
Sport

Hallet e boksierëve kosovarë, detyrohen të marrin para borxh për të shkuar në gara ndërkombëtare

Megjithëse janë të suksesshëm në shumë gara vendore e ndërkombëtare, boksierët e Kosovës vazhdojnë të përballen me telashe të shumta, sidomos në aspektin financiar dhe atë infrastrukturor. Në shumë ra

nga Kaltrina Berila3 mars 20243 mars 2024

Megjithëse janë të suksesshëm në shumë gara vendore e ndërkombëtare, boksierët e Kosovës vazhdojnë të përballen me telashe të shumta, sidomos në aspektin financiar dhe atë infrastrukturor.

Në shumë raste ata detyrohen që të marrin para borxh për të qenë pjesë e garave të ndryshme, gjë e cila po paraqet problem serioz ne avancimin e tyre.

Boksieri Bashkim Bajoku thotë se ka nevojë për mbështetje më të madhe financiare për të qenë pjesë e kampeve stërvitore jashtë vendit që do ta ndihmonin atë për të treguar performancë më të mirë në gara të ndryshme.

“Ne kemi qenë prej datës 13 deri më 27 (shkurt), kemi qenë në kampin në Bullgari, që kemi bërë stërvitje shumë të mira, kemi arritur të përgatitemi gjatë kohës që e kemi pasur dy javë ditë, por ajo nuk ishte e mjaftueshme për ne sepse ka mund të jetë edhe më shumë, por mbështetja e federatës dhe e komitetit, na ka ndihmuar shumë…Ne si sportistë, ajo çfarë na duhet më së shumti është përkrahja për të pasur sa më shumë kampe jashtë shtetit sepse në Kosovë, nuk kemi të peshave tona shumë sparinge, e ne na duhet nëpër kampe jashtë Kosovës, që të rrimë më shumë dhe të përgatitemi sa më mirë që të jemi në formën më të mirë”, tha Bajoku.

Edhe vëllai i Bashkimit, Shpëtim Bajoku, derisa tregon për rutinën e stërvitjeve ditore, zbulon gjithashtu se në shumë raste detyrohen që të marrin para borxh për t’u bërë pjesë e garave ndërkombëtare.

“Në orën 07:00 të mëngjesit dalim të vrapojmë në Tokbahçe, në stazën e Gërmisë, pastaj shkojmë në mbrëmje në stërvitje. Për kushtet, e ftojmë shtetin të na përkrah më shumë për të na dërguar jashtë vendit në përgatitje e kampe. Problemi është që po na thonë: ‘Gjeni paret, merrni borxh diku, pastaj kur i sillni faturat, ua kthejmë paratë. Kjo është shumë problem se po duhet t’i kërkojmë paratë, e para që t’i gjejmë duhet të shkojmë aty-këtu, nuk e di se a t’i gjejnë apo jo…Pra, shteti të na përkrah me para, të na dërgojë në përgatitje, mos ta kemi punën e parave fare”, theksoi Bajoku.

Ndryshe nga vëllezërit Bajoku, boksieri nga Gjakova, Taulant Jakupi shprehet i kënaqur me mbështetjen që merr nga ana e shtetit dhe kushtet në të cilat stërvitet.

“Në sallën ku stërvitem tani e gjashtë vite në Gjakovë, në Sport Center, kushtet janë shumë të mira dhe gjithçka po ecën në mënyrën më të mirë të mundshme dhe po stërvitemi në maksimum për garat që i kemi në vazhdim, në vitin 2024…Unë jam shumë i kënaqur për vete sepse po na përkrahin shumë, këtë vit ka filluar përkrahja edhe nga ana e financave dhe jam shumë i kënaqur…Sa i përket meje, unë do të jepja mendimin tim, një boksierit që të ketë përformancë të mirë, që të tregojë boks cilësorë dhe në mënyrën më të mirë të mundshme në garat ndërkombëtare, i duhet pushimi i mirë, ushqimi i mirë dhe stërvitjet shumë të mira”, tha Jakupi.

Kurse, sekretari i Federatës së Boksit të Kosovës, Latif Demollit, ka thënë se në përgjithësi kushtet e punës së boksierëve kosovarë janë përmirësuar edhe në aspektin financiar dhe se tani synimi është për të fituar normë olimpike për Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024’.

“Ne kemi pasur mangësi sa i përket kampeve ndërkombëtare dhe shumicën e përgatitjeve i kemi bërë ose në Kosovë ose Shqipëri, në afërsi për shkak të vizave. Me heqjen e vizave na është lehtësuar të udhëtojmë në vende të Evropës, në kampe ndërkombëtare dhe tani e tutje e kemi shumë më lehtë dhe boksierët tanë, do të kenë kundërshtarë për sparinge të nivelit të vet dhe të nivelit evropian e botëror, dhe besoj që kushtet janë përmirësuar. Këtë vit kemi edhe një financim më të mirë dhe besoj që edhe nëse nuk e marrim normën në këtë turneun e parë, deri në turneun e dytë në muajin maj, ne nuk do t’i ndahemi kampeve ndërkombëtare dhe përgatitjeve që boksierët të jenë sa më të përgatitur, që të fitojmë normën për Lojërat Olimpike ‘Parisi 2024”, theksoi Demolli.

Kujtojmë se për kushte jo të mira të punës dhe stërvitjet është ankuar në shumë raste edhe medalistja ballkanike dhe botërore, boksierja Donjeta Sadiku.

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
LAJMI TJETËR →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

8 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

8 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

25 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

40 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

42 min më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë