
Hajdari cakton masa tjera mbrojtëse për çmimet e naftës
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) Rozeta Hajdari nënshkroi sot vendimin për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës, i cili synon parandalimin e çr
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) Rozeta Hajdari nënshkroi sot vendimin për caktimin e çmimit dhe masave tjera mbrojtëse të produkteve të naftës, i cili synon parandalimin e çrregullimit në treg dhe mbrojtjen e konsumatorëve.
Me këtë vendim marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me shumicë është dy centë për litër, dhe marzha tregtare maksimale e lejuar e shitjes me pakicë është 12 centë për litër.
Ndryshe, nga monitorimi i rregullt i tregut të produkteve të naftës përmes Inspektoratit Qendror të Tregut/ MINT, me evidencë ditore për çmimet e shitjes me pakicë të produkteve të naftës dhe bazuar në evidencën ditore të pranuar nga Dogana e Kosovës/ MFPT, lidhur me çmimet e furnizimit/importit të produkteve të naftës, është evidentuar mospërshtatje e çmimeve vendore krahasuar me lëvizjet e mëdha me ulje të çmimeve në tregun botëror, çka përbën bazë/shkas për rregullimin e çmimeve dhe caktimin e masave të tjera mbrojtëse në këtë vendim.
Llogaritja e marzhës tregtare maksimale e lejuar për shitje me shumicë dhe pakicë bëhet sipas udhëzimit administrative për Rregullimin e Çmimeve të Produkteve të Naftës dhe Karburanteve të Ripërtërishme dhe Masat e Tjera Mbrojtëse.
Vendimi hyn në fuqi një ditë pas publikimit në Gazetën Zyrtare të Kosovës, thuhet në komunikatë.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Temperatura përvëluese sot në Kosovë






