RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBiznes
💼 Biznes

Gratë në Kosovë ballafaqohen me sfida për punë

Tri pengesat kryesore janë: mungesa e vendeve të përshtatshme të punës, mungesa e kohës për të punuar për shkak të obligimeve familjare dhe mungesa e qasjes në kujdesin ndaj fëmijëve Gratë në ekonomin

nga Egzona Mehmeti7 dhjetor 20187 dhjetor 2018

Tri pengesat kryesore janë: mungesa e vendeve të përshtatshme të punës, mungesa e kohës për të punuar për shkak të obligimeve familjare dhe mungesa e qasjes në kujdesin ndaj fëmijëve

Gratë në ekonominë e Kosovës ende ballafaqohen me shumë sfida, në fuqinë punëtore më shumë se 80% e grave janë joaktive dhe për gratë që janë aktive, shkalla e papunësisë është rreth 40%.

Kështu është thënë në tryezën “Drejt fuqizimit”, gjatë prezantimit të hulumtimit mbi tejkalimin e barrierave të mospjesëmarrjes ekonomike të grave dhe barrierave në vendin e punës të publikuar sot nga Institutit Riinvest, i mbështetur nga USAID-i.

Në bazë të këtij hulumtimi, tri pengesat kryesore të identifikuara janë: mungesa e vendeve të përshtatshme të punës, mungesa e kohës për të punuar për shkak të obligimeve familjare dhe mungesa e qasjes në kujdesin ndaj fëmijëve; si dhe mungesa e mundësive të punës me kohë të pjesshme ose fleksibile.

Drejtori ekzekutiv në Institutin Riinvest, Alban Hashani tha se fuqizimi i grave në punë ndikon në ngritjen e mirëqenies. Ai kërkoi që ligjet të avancohen për të krijuar barazi.

“Fuqizimi i grave lidhet me pavarësinë ekonomike të tyre, dhe pjesëmarrja e tyre në tregun e punës është e rëndësishme që ta avancojë pozitën e tyre, përndryshe ato do të jenë në margjinat e shoqërisë dhe do të jenë dhe subjekt I dhunës gjinore, të cilën jemi dëshmitarë edhe në vitet e fundit dhe në vijimësi. Ne mendojë  se si çështje strategjike edhe për Institutin tonë, është përfshirja sa më e madhe grave në tregun e punës”, deklaroi Hashani.

Ndërsa, Nadeem Shahi nga USAID-i inkurajoi bizneset dhe institucionet e Kosovës që të mos i diskriminojnë gratë në procesin e punësimit.

“Ne e dimë se gratë  e Kosovës janë të arsimuara dhe profesionalisht të përgatitura, dhe këto barriera jo vetëm që I pengojnë ato që të punojnë, por e pengon Kosovën që ta rritë potencialin vet. Derisa Kosova ka marr hapa për fuqizimin e grave duke përfshirë këtu edhe aftësimin profesional, Kosova duhet të bëjë edhe më shumë për të siguruar se gratë janë të inkurajuara që të marrin pjesë në mënyrë të barabartë në ekonomi”, tha Shahi.

Igballe Rogova nga Rrjeti i Grupeve të Grave të Kosovës tha se sfidë shqetësuese është se nuk ka punësim të mirëfilltë, pasi 64% të grave të punësuara në sektorin privat nuk kanë guxuar të kërkojnë pushim të lehonisë

Gratë nuk guxojnë të kërkojnë pushim të lehonisë se frikësohen që e humbin vendin e punës. Në këtë situatë në Kosovë, që po i bën me humb vendin e punës, është vërtetë katastrofë. Sfida akoma më  madhe është kujdesi ndaj fëmijëve, ne akoma nuk e mendomë që një grua që punon duhet të ketë mundësi me pasur një kujdes, një vend ku kujdesen fëmijët”, ka thënë Rogova.

Në bazë të këtij publikimi, tri pengesat kryesore të vlerësuara nga gratë janë: niveli i ulët i pagës, mungesa e zbatimit të të drejtave të punëtorëve, mungesa e përfitimeve të punëtorëve. Nga gratë e punësuara, 60% janë të punësuara në sektorin privat dhe rreth 28% në sektorin publik, ndërsa të tjerat janë ose të vetë-Kpunësuara, punojnë në organizata joqeveritare ose në organizata ndërkombëtare. Po ashtu sipas këtij publikimi, një nga tri gra që punojnë në sektorin privat nuk kanë kontratë pune.

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Lexo edhe

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

12 orë më parë
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
Film

Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”

13 orë më parë