RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
🇽🇰 Kosova

Gratë e Krushes marrin mirënjohje nga ministrja Haxhiu

Grat e Krushës që dhimbjen e tyre e shndërruan në forcë për zhvillim, janë shembulli tjetër për të cilin vazhdojnë të na bëjnë krenarë. Për sakrificën dhe përkushtimin sublim të grave të Krushës, mini

nga Venera Grabanica8 mars 20228 mars 2022

Grat e Krushës që dhimbjen e tyre e shndërruan në forcë për zhvillim, janë shembulli tjetër për të cilin vazhdojnë të na bëjnë krenarë.
Për sakrificën dhe përkushtimin sublim të grave të Krushës, ministrja Haxhiu u ndau një mirënjohje në shenjë vlerësimi për kontributin që Krusha i dha dhe vazhdon t’i jap atdheut tonë, Kosovës.
Gjatë ditës, ministrja e Drejtësisë, e shoqëruar nga zëvendësministrja, njëherit koordinatore kombëtare kundër dhunës në familje, pritën në takim kryesuesit e Odës Ekonomike të Kosovës, asaj Amerikane dhe Gjermane.
“U diskutua mbi sfidat e grave, përfshirë qasje në tregun e punës, dhe nismat që mund të ndërmerren në koordinim me Ministrinë e Drejtësisë. Të pranishmit ranë dakord në konsolidimin e një bashkëpunimi për të garantuar punësim të grave, të mbijetuara të dhunës në familje”, thuhet në komunikatë të MD-së.
Në një takim të mundësuar nga QKRMT, ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, takoi disa nga të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës me të cilat diskutoi për sfidat e tyre, pengesat në njohjen e statusit të tyre si dhe rëndësinë e adresimit të këtyre krimeve të luftës në Prokurorinë Speciale me ç’rast i njoftoi për angazhimin në rritjen e kapaciteteve e kësaj prokurorie.
Haxhiu falënderoi Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës për kontributin e dhënë ndërvite, duke qenë adresë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës.
Në ditën ndërkombëtare të gruas, ministrja Haxhiu së bashku me ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, kanë pritur në takim përfaqësueset gra nga komunitetet egjiptian, ashkali dhe rom.
Gjatë këtij takimi u theksua përfshirja dhe roli shumë i rëndësishëm i gruas, si në jetën shoqërore, politike e kulturore. Ministrja Haxhiu theksoi se diskriminimi i grave dhe vajzave në Kosovë bëhet nga radhët e të gjitha komuniteteve, por më e theksuar është tek këto komunitete.
Nga ana tjetër, ministri i Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi tha se “Fakti që kjo qeveri në vazhdimësi ka interes t’i trajtojë kërkesat e një komuniteti të margjinalizuar do të thote shumë. Investimi në shkollimin e pjestarëve të komunitetit, veçanërisht të vajzave duhet të trajtohet me prioritet”./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 orë më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

46 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

13 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë