
Gjyqtari italian: Interit iu mohua nje penallti në derbi
Gjyqtari Luca Marelli, beson se Interi meritonte një penallti pas ndërhyrjes së Strahinja Pavlović ndaj Marcus Thuram në pjesën e dytë. Interi dhe Milani barazuan 1-1 në derbin e tretë të sezonit të d
Gjyqtari Luca Marelli, beson se Interi meritonte një penallti pas ndërhyrjes së Strahinja Pavlović ndaj Marcus Thuram në pjesën e dytë.
Interi dhe Milani barazuan 1-1 në derbin e tretë të sezonit të dielën.
Pati një episodi të diskutueshëm në pjesën e dytë të derbit Milan-Inter kur Thuram ndezi një kundërsulm të Interit, por u sfidua nga mbrojtësi i Milanit, Pavlovic.
Qendërmbrojtësi i kuqezinjve u përplas me kofshën e Thuramit pasi hyri në zonën e kuqezinjve dhe përpara se Theo Hernandez të fitonte topin me një ndërhyrje duke rrëshqitur.
Sipas ish-gjyqtarit Marelli, siç raportohet nga “PassioneInter”, goditja e Theo Hernandez nuk ishte e dënueshme. Megjithatë, zikaltërit duhet t’i jepet një penallti, pasi Pavloviç padyshim u përplas me sulmuesin e Interit brenda zonës.
Interi mbetet i dyti në tabelën e Serie A, dy pikë më pak se lideri Napoli.
Tijjani Reijnders i kaloi kuqezinjtë në epërsi në pjesën e parë, por bashkëkombasi i tij Stefan de Vrij barazoi rezultatin në minutat shtesë.

Më të fundit
Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro





