
Gjykata vendos për Fatmir Shehollin, një muaj paraburgim
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Fatmir Shehollin, e arrestuar nën dyshimin për spiunazh. Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e kës
Gjykata Themelore në Prishtinë ka caktuar masën e paraburgimit prej 30 ditësh për Fatmir Shehollin, e arrestuar nën dyshimin për spiunazh.
Lajmin për portalin rtv21.tv e ka konfirmuar zëdhënësja e kësaj Gjykate, Mirlinda Gashi.
“Po, 1 muaj paraburgim, ka konfirmuar Gashi për rtv21.tv.
Sheholli është arrestuar të enjten, nën dyshimin se ishte i rekrutuar i Shërbimit Inteligjent të Serbisë dhe ka vepruar nën urdhrat dhe udhëzimet e zyrtarit të BIA-së, Bojan Dimiq.
Në dosjen e Prokurorisë Speciale të Kosovës thuhet se Sheholli ka mbledhur informacione për gjoja pronat e uzurpuara të serbëve në Kosovë, dhe të njëjtat informacione i ka përcjellë te BIA përmes komunikimeve telefonike./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt





