
Gjoshi i PDK-së: Pas LDK-së, sot edhe AAK u dorëzua në “gjirin e ngrohtë” të Albin Kurtit
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, e ka quajtur dorëzim të një pjesë të opozitës, votimin e sotëm të marrëveshjeve ndërkombëtare nga LDK-ja dhe AAK-ja, “Pas LDK-së, so
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, e ka quajtur dorëzim të një pjesë të opozitës, votimin e sotëm të marrëveshjeve ndërkombëtare nga LDK-ja dhe AAK-ja,
“Pas LDK-së, sot edhe AAK u dorëzua në “gjirin e ngrohtë” të Albin Kurtit, duke iu nënshtruar diktatit të tij e duke e ndryshuar qëndrimin për mosvotimin e marrëveshjeve ndërkombëtare”, ka shkruar Gjoshi në Facebook.
Sipas tij kjo ka një prapavijë.
“Lehtësisht u avulluan deklaratat për paaftesinë e dëmet e Qeverisë, për mashtrimet dhe rrezikimin e të ardhmes së Kosovës. U harruan edhe sanksionet që Qeveria Kurti ia solli vendit e që për shkak të tyre ende janë të pezulluara afër 300 milionë euro fonde për Kosovën.Këto sallto politike zakonisht kanë një prapavijë. Cila është ajo që e solli këtë ligështim të sotshëm të një pjese të “opozitës”, ndoshta e marrim vesh së shpejti.”, ka shkruar Gjoshi ./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






