
Gjilani nxjerr barazim befasues ndaj Prishtinës
Futbollistët e Gjilanit kanë arritur barazimin e tretë këtë edicion të garave në Superligën e Kosovës, por që është një pikë e madhe në luftën për mbijetesë. Skuadra gjilanase, e cila renditet e paraf
Futbollistët e Gjilanit kanë arritur barazimin e tretë këtë edicion të garave në Superligën e Kosovës, por që është një pikë e madhe në luftën për mbijetesë.
Skuadra gjilanase, e cila renditet e parafundit në tabelë, nxori një pikë sonte në “Fadil Vokrri” ndaj lideres Prishtina, duke luajtur pa gola – 0:0.
Edhe pse vendësit ishin favoritë para takimit, gjilanasit kanë mundur të nxjerrin tri pikë të plota sikur të konkretizonin një rast të volitshëm nga Prapashtica në minutën 81, por i cili nuk u gjet si duhet përballë portës kundërshtare.
Në ndeshjen tjetër të xhiros së 12-të, Ballkani i Suharekës, pas fitores bindëse ndaj Malishevës në udhëtim javën e kaluar me rezultat 5:0, sot ka nxjerrë vetëm një barazim në terrenin vendës kundër Ferizajt me rezultatin 1:1.
Nesër zhvillohen takimet e tjera të Superligës së Kosovës në futboll: Drita-Llapi, Dukagjini-Malisheva, Prishtina e Re-Drenica.
Prishtina vazhdon të prijë në tabelë me 26 pikë, Ballkani renditet i dyti me 23, Dukagjini e Drita kanë nga 17 pikë në pozitat tre dhe katër, pasojnë Llapi me 16, Drenica 14, Ferizaj 14, Malisheva 13. Gjilani renditet në pozitën e parafundit me 12 dhe Prishtina e Re e fundit me vetëm 7 pikë.

Më të fundit
Të gjitha →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë





