
Gjeti një kuletë me para në Brezovicë, 15-vjeçari e dorëzon në polici
Një 15-vjeçar ka dorëzuar një portofol në polici pasi e kishte gjetur atë në Qendrën e Skijimit në Brezovicë. Në komunikatën e Policisë bëhet e ditur se në të kishte edhe para, dhe se portofoli tashmë
Një 15-vjeçar ka dorëzuar një portofol në polici pasi e kishte gjetur atë në Qendrën e Skijimit në Brezovicë.
Në komunikatën e Policisë bëhet e ditur se në të kishte edhe para, dhe se portofoli tashmë i është dorëzuar pronarit.
“Më 22 shkurt 2025, rreth orës 11:30 një qytetar, O.O, 15 vjeç, ka gjetur një portofol në Qendrën e Skijimit në Brezovicë, brenda të cilit ndodhej një shumë e caktuar parash. Ai menjëherë e ka dorëzuar portofolin tek zyrtarët policorë. Sot, më 24 shkurt 2025, në stacionin e policisë është paraqitur pronari i portofolit për ta marrë atë. Pas kryerjes së procedurave të verifikimit, portofoli iu kthye pronarit. Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj shpreh mirënjohje për qytetarin, O. O, duke e vlerësuar këtë gjest si një akt human dhe shembullor, që pasqyron standarde të larta të integritetit dhe përgjegjësisë qytetare”, thuhet në komunikatë. /21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






