Gjendja aktuale në Jarinje
Janë bërë një javë që nga vendosja masave të reciprocitetit ndaj automjeteve me targa të Serbisë që hyjnë në Kosovë. Ekipi i RTV21 është duke qëndruar në Jarinje dhe raporton se edhe sonte situata në
Janë bërë një javë që nga vendosja masave të reciprocitetit ndaj automjeteve me targa të Serbisë që hyjnë në Kosovë.
Ekipi i RTV21 është duke qëndruar në Jarinje dhe raporton se edhe sonte situata në këtë pikë kufitare Kosovë-Serbi është e qetë dhe se sot numri i protestuesve është më i vogël, derisa rruga vazhdon të mbetet e bllokuar.
Të hënën, Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që shoferët nga Serbia, me të hyrë në Kosovë, t’i ndërrojnë ose mbulojnë targat e tyre dhe të marrin regjistrim të përkohshëm të Kosovës.
Me këtë vendim, Qeveria e Kosovës ka thënë se ka vendosur masën e reciprocitetit për targat e Serbisë, pasi një gjë të ngjashme Serbia e ka aplikuar për veturat nga Kosova për më shumë se dhjetë vjet.
Jarinja dhe Bërnjaku, dy vendkalimet kufitare në veri të Kosovës – ku popullsia është shumicë serbe – janë bllokuar nga banorët lokalë që e kundërshtojnë vendimin për reciprocitet.
Atje janë vendosur njësitë speciale të Policisë së Kosovës./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





