
Gjakova lufton për medaljen e artë në Grand Slam të Kazakistanit
Edhe një tjetër medalje është siguruar për Kosovën në garat e xhudos, përkatësisht në Grand Slamin e Kazakistanit. Bëhet fjalë për Nora Gjakovën, e cila në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogram do
Edhe një tjetër medalje është siguruar për Kosovën në garat e xhudos, përkatësisht në Grand Slamin e Kazakistanit.
Bëhet fjalë për Nora Gjakovën, e cila në kuadër të kategorisë deri në 57 kilogram do të luftojë në finale të këtij Grand Slami për medaljen e artë.
Në raundin e Gjakova ishte e lirë, kurse në xhiron e dytë ajo mposhti me Ippon, garuesen nga Letonia, Anastasija Sokirjanska. Nora në çerekfinale mposhti me Ippon edhe polaken, Julia Kowalczyk.
Në gjysmëfinale garuesja jonë mposhti me tri dënime për Ippon, holandezen, Julie Beurskens.
Tani, Nora Gjakova, e cila gjithashtu është edhe kampione Olimpike, në finale do të ndeshet me xhudisten franceze, Sarah Leonie Cysique.

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






