Gjakova e gatshme të ndihmojë banorët e Gjilanit dhe Ferizajt
Gjakova iu del në ndihmë me ujë të pijshëm Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë banorët e rajonit të Gjilanit dhe Ferizajt me ujë të pijshëm pasi gjendjes
Gjakova iu del në ndihmë me ujë të pijshëm
Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Gjakova” ka shprehur gatishmërinë që të ndihmojë banorët e rajonit të Gjilanit dhe Ferizajt me ujë të pijshëm pasi gjendjes jo të mirë në KRU “Hidromorava” dhe KRU “Bifurkacioni”.
Bordi i Shoqatës së Ujësjellësve dhe Kanalizimit të Kosovës kishte kërkuar që të gjitha kompanitë të shprehin gatishmërinë e tyre për ndihmë në furnizim me ujë të pijes të qytetarëve së kësaj ane.
KRU “Gjakova”, pasi ndau shqetësimin për gjendjen e krijuar, thotë se ka kapacitet të kontribuojë me prodhim 500 litra për sekondë ujë të pijes, pa rrezikuar furnizimin për konsumatorët e saj.
Mirëpo, çështja mbetet te transporti pasi KRU “Gjakova” nuk posedon autobote apo ndonjë mënyrë tjetër transporti.
Prandaj, KRU “Gjakova” ka ftuar kompanitë që posedojnë autobote të shkojnë dhe të furnizohen në Gjakovë dhe bashkërisht t’ju dilet në ndihmë kompanive “Bifurkacioni” dhe “Hidromorava”.

Më të fundit
Të gjitha →
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

Temperatura përvëluese sot në Kosovë





