
Gërvalla nis vizitën zyrtare në Republikën Çeke
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, sot ka filluar vizitën e saj zyrtare në Republikën e Çekisë. Gërvalla ka shkuar në Çeki me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Çeki
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, sot ka filluar vizitën e saj zyrtare në Republikën e Çekisë.
Gërvalla ka shkuar në Çeki me ftesë të ministrit të Punëve të Jashtme të Republikës së Çekisë, Jan Lipavsky.
Gjatë kësaj vizite, temë qendrore e bisedimeve do të jetë zhvillimi i mëtejshëm i marrëdhënieve bilaterale dhe avancimi i agjendës integruese të Kosovës në Bashkimin Evropian, transmeton rtv21.tv.
Gërvalla, gjatë vizitës në Çeki do të takohet edhe me ministrin çek për Çështje Evropiane, Martin Dvořák dhe nënkryetaren e parë të Dhomës së deputetëve të Parlamentit të Çekisë, Věra Kovářová.
Krahas takimeve zyrtare ministrja Gërvalla do të takojë edhe studentë dhe profesionistë të mërgatës kosovare në Çeki si dhe do të marrë pjesë në një sërë aktivitetesh të organizuara me rastin e vizitës së saj.

Më të fundit
Të gjitha →
Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim

Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare






