RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaSport
Sport

Gega: I tregova Evropës se edhe ne mund t’ia dalim me punë e sakrificë

“Ndoshta jam lodhur shumë për të qenë këtu ku jam sot. Kam shumë vite që sakrifikoj që të jem këtu, jo me detyrim, por dëshirë. Zgjodha të përfaqësoj veten time dhe flamurin tim çdo ditë e sa më denjë

nga E.Bullaku22 gusht 202222 gusht 2022

“Ndoshta jam lodhur shumë për të qenë këtu ku jam sot. Kam shumë vite që sakrifikoj që të jem këtu, jo me detyrim, por dëshirë. Zgjodha të përfaqësoj veten time dhe flamurin tim çdo ditë e sa më denjësisht. Sot jam më krenare se kurrë, kjo është arsyeja pse derdha lot në vijën e finishit. Mu kthye koha mbrapsht, mundi e sakrifica dhe më në fund i tregova Evropës se edhe ne mund t’ia dalim, edhe pse jemi vend i vogël por nëse mund të punojmë fort, nëse e duam këtë vend dhe ne mund t’ia dalim”. Këto janë fjalët e para të kampiones së Evropës, Luiza Gega e cila solli në Shqipëri Medaljen e Arit në garën e 3000 metrave me pengesa nga “Evropiani i Atletikës Mynih 2022”.
Gega pranon se gjërat vitet e fundit kanë ndryshuar, “qoftë dhe ligji për sportin për shpërblimet më kanë dhënë dhe një shtysë”. Ajo beson se shumë të rinj mund t’ia dalin nëse punojnë fort.
“Jam e lumtur që ia dola. Uroj që edhe të rinjtë shqiptarë të motivohen që edhe ato mund t’ia dalin, të punojnë fort dhe të bëjnë krenar veten dhe kushdo që e do këtë vend dhe sportin”, tha ajo.
Gega pati një falenderim të madh për trajnerin Taulant Stermasi.
“E vetme nuk do ia kisha dalë kurrë pa mbështetjen e trajnerit. Kemi kaq vite që punojmë dhe ka pasur më besim tek unë se ç’kam unë tek vetja dhe çdo fjalë e tij i ka dalë. Faleminderit pa masë”, përfundoi ajo./oranews

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
LAJMI TJETËR →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

31 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

31 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

47 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

3 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

3 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë