Gaforret pushtojnë Australinë
Miliona gaforre të kuqe kanë pushtuar dje rrugët pranë ishullit të Krishtlindjeve në Australi. Çdo vit në këtë periudhë gaforret migrojnë për t’u shumuar në ishullin piktoresk të Krishtlindjeve. Ky fe
Miliona gaforre të kuqe kanë pushtuar dje rrugët pranë ishullit të Krishtlindjeve në Australi. Çdo vit në këtë periudhë gaforret migrojnë për t’u shumuar në ishullin piktoresk të Krishtlindjeve.
Ky fenomen natyror është një nga migrimet më të mëdha të kafshëve në planet, ndërsa gaforret e bëjnë ishullin të kuq, shkruan Daily Mail.
Njerëzit në ishull shpenzojnë disa muaj për t’u përgatitur për migrimin, duke ndërtuar ura të përkohshme në mënyrë që gaforret të mbërrijnë të sigurta në destinacion.

Një studiues ka thënë për Daily Mail Australia se zona nuk kishte parë kaq shumë gaforre që migrojnë që nga viti 2005. Migrimi i gaforreve zakonisht ndodh pas reshjeve të para të sezonit, që kryesisht janë në tetor ose nëntor./21Media


Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet






