
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor, për qitje dhe manovra me municion luftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësorisë, e kanë përfunduar ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion luftarak. FSK-ja përmes një postimi në “Facebook” ka n
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësorisë, e kanë përfunduar ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion luftarak.
FSK-ja përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se qëllimi i ushtrimit “Iron Bravo 2024”, është ngritja e kapaciteteve të këmbësorisë.
‘’Në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të këmbësorisë, Kompania 1B e Regjimentit të Parë të Këmbësorisë ka realizuar ushtrimin fushor “IRON BRAVO 2024”. Ushtrimi kishte për qëllim përfundimin e qitjeve dhe manovrave me municion luftarak në nivel Kompanie’’, thuhet në njoftim.
Ndërsa detyrë esenciale në të cilën është trajnuar kjo kompani ishte mbrojtja zonale (operacionet mbrojtëse) si edhe detyrat kyç kolektive të cilat mbështesin atë. /21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”





