RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
Forcat amerikane në Irak, cak i shpërthimeve dhe sulmeve me dronë
🌍 Bota

Forcat amerikane në Irak, cak i shpërthimeve dhe sulmeve me dronë

Forcat amerikane ishin shënjestër e tri sulmeve në Irak më 9 nëntor, por nga sulmet nuk ka viktima. Kështu thanë burime të sigurisë për agjencinë Reuters. Këto ishin sulmet më të mëdha brenda një dite

nga Venera Grabanica9 nëntor 20239 nëntor 2023

Forcat amerikane ishin shënjestër e tri sulmeve në Irak më 9 nëntor, por nga sulmet nuk ka viktima. Kështu thanë burime të sigurisë për agjencinë Reuters. Këto ishin sulmet më të mëdha brenda një dite ndaj aseteve amerikane, që kur ka nisur lufta midis Izraelit dhe Hamasit më 7 tetor.

Një patrullë e përbashkët e forcave amerikane dhe shërbimeve kundër terrorit të Irakut u shënjestruan nga një mjet shpërthyes afër qytetit verior të Mosulit, duke shkaktuar dëme në makinën patrulluese, por pa shkaktuar viktima, thanë dy burime të sigurisë.

Një zyrtar i ushtrisë amerikane konfirmoi se autokolona e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja hasi në një pajisje të improvizuar me eksplozivë që shpërtheu afër Digës së Mosulit, por tha se nuk është raportuar për viktima.

Ndaras, një zyrtar tjetër amerikan që foli në kushte anonimiteti, tha se në 24 orët e fundit kanë ndodhur katër sulme ndaj trupave amerikane në Irak dhe Siri.

Ky zyrtar tha se tre ushtarë amerikanë kanë pësuar lëndime të lehta trupore dhe ata tashmë janë kthyer në detyrë.

Dronët kanë shënjestruar bazat ajrore al-Harir në Arbil dhe Ain al-Asad në perëndim të Bagdadit. Në këto dy baza ajrore janë të vendosur trupat amerikane dhe forcat ndërkombëtare. Dronët janë rrëzuar nga sistemet e mbrojtjes ajrore dhe nuk është raportuar për viktima, thanë burimet për Reuters.

Në një deklaratë të shërbimit kundër terrorit të Kurdistanit të Irakut – që dallon nga shërbimet federale irakiane – u tha se sulmet me dronë në bazën al-Harir kanë shkaktuar zjarr në disa depo të karburanteve. Në deklaratë u shtua se forcat e koalicionit të udhëhequr nga SHBA-ja ishin evakuuar nga baza që nga 20 tetori.

SHBA-ja dhe trupat e koalicionit janë sulmuar të paktën 40 herë në Irak dhe Siri që nga fillimi i tetorit, pasi Izraeli rrethoi Gazën dhe po vazhdon sulmet si shenjë hakmarrjeje pas sulmeve të Hamasit në Izrael.

SHBA-ja fajëson grupet e mbështetura nga Irani për sulmet dhe thotë se Teherani është përgjegjës për to, por Irani i mohon akuzat, duke argumentuar se grupet që përfshihen në këto sulme, i realizojnë ato vetë.

Milicitë në Irak që mbështeten nga Irani publikisht kanë thënë se asetet amerikane do të vazhdojnë të jenë shënjestër për aq kohë sa SHBA-ja mbështet Izraelin në luftën e tij në Gazë.

Sulmet e fundit vijnë pasi të enjten Shtëpia e Bardhë tha se ushtria amerikane sulmoi caqe në Siri dhe shkatërroi armë si dhe pengoi grupet separatiste të mbështetura nga Irani që të shënjestronin personelin amerikan në rajon.

SHBA-ja kryen sulme hakmarrëse ndaj forcave në rajon që mbështeten nga Irani, pas sulmeve ndaj forcave amerikane./rel

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
LAJMI TJETËR →
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

Lexo edhe

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

1 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

13 orë më parë