
Fiorentina në gjysmëfinale të Ligës së Konferencës
Skuadra italiane, Fiorentina ka siguruar biletën drejt gjysmëfinales së Ligës së Konferencës, ndërkaq ndeshja mes AZ Alkmaar dhe Anderlechtit shkon në vazhdime. Pas plot 90’ minutave në stadiumin “Art
Skuadra italiane, Fiorentina ka siguruar biletën drejt gjysmëfinales së Ligës së Konferencës, ndërkaq ndeshja mes AZ Alkmaar dhe Anderlechtit shkon në vazhdime.
Pas plot 90’ minutave në stadiumin “Artemio Franchi”, Fiorentina është mposhtur 3:2 si vendase nga Lech Poznan, por që kjo fitore nuk e ndihmon skuadrën polake të avancoj tutje.
Fiorentina e fitoi ndeshjen e parë të luajtur në Poloni me rezultat të thellë 4:1, që nënkupton se Fiorentina kalon tutje pasi që rezultati i përgjithshëm brenda dy ndeshjeve është 6:4 në favor të saj.
Në ndeshjen e sotme, golat për skuadrën italiane i shënuan Riccardo Sottil (minuta e 78’) dhe Castrovilli (minuta e 90+2’), ndërsa te Lech Poznan golashënues ishin Afonso Sousa (minuta e 9’), Kristoffer Velde (minuta e 64’) dhe Artur Sobiech (minuta e 69’).
Me këtë fitore, Fiornetina kalon tutje në gjysmëfinale, ku do të takohet me fituesin e ndeshjes mes Baselit dhe Nice.
Rezultati final, 3:2 në favor të Lech Poznan (Fiorentina kualifikohet me rezultat të përgjithshëm 6:4).
Krahas këtij takimi u zhvillua edhe ndeshja mes AZ Alkmaar dhe Anderlechtit, ku rezultati është 2:0 në favor të AZ Alkmaar, por se ndeshja shkon në vazhdime pasi që Anderlechti ka fituar ndeshjen e parë me shifrat 2:0.

Më të fundit
Të gjitha →
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë





