RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Faton Peci merr detyrën si kryetar i ri i Mitrovicës
🇽🇰 Kosova

Faton Peci merr detyrën si kryetar i ri i Mitrovicës

Kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka pranuar sot zyrtarisht detyrën nga ish kryetari i këtij qyteti, Bedri Hamza. Peci në betimin e tij tha se ka ‘ardhur i armatosur për t’i dalë zot qyt

nga Gentrita Xhemajli12 dhjetor 202512 dhjetor 2025

Kryetari i ri i Mitrovicës së Jugut, Faton Peci ka pranuar sot zyrtarisht detyrën nga ish kryetari i këtij qyteti, Bedri Hamza.

Peci në betimin e tij tha se ka ‘ardhur i armatosur për t’i dalë zot qytetit’, transmeton KosovaPress.

“Sot u betova, nuk kam fjalë të mëdha, por kam një premtim të sinqertë kam ardhur i armatosur që ti dal zot qytetit të Mitrovicës… Nga sot dera ime është e hapur për secilin pa dallim me apo pa protokoll. Do të punoë ëme ndershmëri,me zemër,me durim e me drejtësi. Për me kthy dinjitetin e qytetit të Mitrovicës. S’ju premtoj mrekulli, por iu premtoj punë të ndershme çdo ditë… Na duhet angazhim e përpjekje dhe unë jam i gatshëm me dhënë gjithçka nga vetja ime për të arritur këtë objektiv. Na duhet dashni për qytetin, na duhet kujdes, na duhet përkushtim, sepse Mitrovica është jo vetem qyteti ynë, por është edhe zemra e Kosovës. Le të fillojmë një kapitull të ri për Mitrovicën duke ndjerë secili prej nesh peshën e historisë dhe përgjegjësisë duke pasur në mendje e zemër gjithë ata që kanë dhënë jetë për Shqiptarinë, që nga Isa Boletini e deri tek heroi me i ri i Kosovës Afrim Bunjaku”, tha Peci.

Ndërkaq, kryesuesi i seancës solemne, Naser Muja tha se Kuvendi Komunal i Mitrovicës duhet të ketë qëllim të përbashkët përmirësimin e jetës së qytetarit duke lënë anash dallimet politike.

“Sot në këtë sallë kemi përfaqësues të partive të ndryshme politike me qëndrime dhe ide të ndryshme, pra kjo është pasuria e demokracisë, por përtej dallimeve që kemi edhe përgjegjësitë e përbashkëta. Ne duhet t’i shërbejmë qytetarëve të Mitrovicës. Shenja e votës nuk na ka dërguar këtu të debatojmë pa fund, por për të gjetur zgjidhje jo për të krijuar barriera, por për t’i hequr ato, jo për t’u ndarë, por për t’u bashkuar në mision të përbashkët për zhvillimin e qytetit. Ju ftoj të punojmë me respekt për njëri tjetrin me vullnet dhe bashkëpunim me synimet dhe çdo vendim të këtij kuvendit. Mund të kemi mendime të ndryshme, por duhet të kemi një qëllim të përbashkët, përmirsimi dhe jeta e qytetarëve”, tha ai.

Kujtojmë që Faton Peci fitoi garën në zgjedhje lokale duke mposhtur kundërkandidatin e tij në balotazh nga radhët e PDK, Arian Tahiri.

​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s
LAJMI TJETËR →
​UEFA humb besimin te Infantino, paralajmëron masa ndaj udhëheqjes së FIFA-s

Lexo edhe

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës
Kosova

Kurti thirrje BE-së dhe SHBA-së: Serbia të deklasifikojë dokumentacionin e krimeve të luftës

53 min më parë
Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur
Kosova

Vd*q një person, dyshohet se u rrëzua sa ishte i dehur

1 orë më parë
Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

2 orë më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

3 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

3 orë më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

3 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival
Showbiz

Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

39 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

3 orë më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

3 orë më parë