
Faruk Mujka emërohet kryeshef i “Ibër -Lepencit”
Faruk Mujka është zgjedhur kryeshef ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Ibër-Lepenci”. Kjo u bë e ditur nga vetë ai përmes një njoftimi në Facebook. Sipas tij, kjo ndërmarrje është e rëndësishme për zhvi
Faruk Mujka është zgjedhur kryeshef ekzekutiv i Ndërmarrjes Publike “Ibër-Lepenci”.
Kjo u bë e ditur nga vetë ai përmes një njoftimi në Facebook.
Sipas tij, kjo ndërmarrje është e rëndësishme për zhvillimin ekonomik dhe vend ideal për të kontribuuar/
“Tani, koha për udhëtim të ri. Nga, nesër filloj detyrën e re, Kryeshef Ekzekutiv në NHE “Ibër – Lepenc”, ndërmarrje tepër e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës. Vend ideal për për të kontribuar dhe treguar aftësitë e duhura menaxhuese në përputhje me pritjet e qytetarëve. Falënderoj nga thellësia e zemrës të gjithë ata që më kanë besuar, përkrahur dhe mbështetur gjatë këtyre viteve nga sfida në sfidë.”, ka shkruar Mujka.
Mujka ka mbajtur postin e nënkryetarit të Komunës së Mitrovicës, në periudhën kur kryetar ishte Agim Bahtiri i Lëvizjes Vetëvendosje.
Kujtojmë se, Mujka aktualisht është asamblist në Kuvendin Komunal të Mitrovicës dhe anëtar i Vetëvendosjes./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






