“Fajin për vizat e ka Kosova”
I ftuar në emisionin Argument Plus në RTV21, ishte shefi i stafit të presidentit, Bekim Çollaku Duke biseduar për mos mbushjen e premtimit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën,
I ftuar në emisionin Argument Plus në RTV21, ishte shefi i stafit të presidentit, Bekim Çollaku
Duke biseduar për mos mbushjen e premtimit të Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave për Kosovën, Çollaku deklaroi se fajtor i vetëm për izolimin aktual të Kosovës është Kosova, zhagitja, sjelljet agresive, djegia e Kuvendit të Kosovës, gazi lotsjellës në Kuvend dhe mos miratimi i ratifikimi të marrëveshjes së shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi në vitin 2016, shkruan rtv21.tv.
Sipas Çollakut, sikur demarkacioni të ketë ndodhur atëherë kur është dashur, ne sot nuk do ishim të izoluar.
Ai shton se kjo duhet të shërbejë si mësim për marrëveshjen me Serbinë, të dijmë ta shfrytëzojmë këtë mundësi unike për një marrëveshje, në të kundërtën nuk do të kemi marrëveshje me Serbinë, as liberalizim të vizave, as nuk do të anëtarësohemi në NATO e në Bashkimin Evropian./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Bajrami reagon pas Kuvendit të LDK-së: Isha në mesin e 152 delegatëve që kërkuan ndryshim

Hamasi pranon çarmatimin e plotë, Trump njofton tërheqjen e Izraelit nga Gaza

Kjo është gjendja aktuale në pikat kufitare






