RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaKosova
Euractiv publikon nëntë pika të propozimit franko-gjerman
🇽🇰 Kosova

Euractiv publikon nëntë pika të propozimit franko-gjerman

Euractiv shkruan se e ka siguruar nga një burim i besueshëm propozimin franko-gjerman për normalizimin e raporteve të Kosovës dhe Serbisë. Media Euractiv ka publikuar në gjuhën angleze përmbajtjen e k

nga B.K9 nëntor 20229 nëntor 2022

Euractiv shkruan se e ka siguruar nga një burim i besueshëm propozimin franko-gjerman për normalizimin e raporteve të Kosovës dhe Serbisë.
Media Euractiv ka publikuar në gjuhën angleze përmbajtjen e këtij propozimi.
Përmbajtja e propozimit sipas Euractiv:
Neni 1
Kosova dhe Serbia do të zhvillojnë raporte normale dhe të mira fqinjësore me njëra-tjetrën, bazuar në të drejtat e barabarta.
Neni 2
Kosova dhe Serbia do të udhëhiqen nga aspiratat e tyre të përbashkëta për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Në përputhje me MSA-në (Marrëveshjet e Stabilizim Asocimit), të nënshkruara nga të dyja palët, Kosova dhe Serbia duhet të zgjidhin çfarëdo mosmarrëveshje mes tyre ekskluzivisht me mjetet paqësore dhe të  përmbahen nga kërcënimi apo përdorimi i forcës.
Neni 3
Ato riafirmojnë paprekshmërinë, tani dhe të ardhmen, të kufijve ekzistues mes tyre dhe zotohen për respektim të plotë të integritetit territorial të njëra-tjetres.
Neni 4
Kosova dhe Serbia vazhdojnë me pohimin se asnjë nga të dy palët nuk e përfaqëson tjetrën në sferën ndërkombëtare dhe as nuk vepron në emër të tjetrës.
Neni 5
Kosova dhe Serbia duhet të promovojnë raporte paqësore në Ballkanin Perëndimor dhe të kontribuojnë në siruginë rajonale dhe bashkëpunimin në Evropë.
Neni 6
Kosova dhe Serbia vazhdojnë me respektimin e reciproke të juridiksionit të secilës palë.
Neni 7
Kosova dhe Serbia deklarojnë gatishmërinë e tyre për të rregulluar cështjet praktike dhe humanitare në procesin e normalizimit të raporteve të tyre. Ato do të arrijnë marrëveshje me pikëpamjen e zhvillimit dhe promovimit mbi bazën e Traktatit të tanishëm dhe për përfitimet e tyre të ndërsjellta në fushën e ekonomisë, shkencës, teknologjisë, transportit,  marrëthëniet gjyqësore, postave dhe telekomunikacionit, shëndetësisë, kulturës, sportit, mbrojtjes së ambientit dhe në fushat e tjera. Detajet janë pranuar në Protokollin Suplementar.
Neni 8
Kosova dhe Serbia do të shkëmbejnë misione të përhershme. Ato do të vendosen në selinë e Qeverisë përkatëse.
Pyetjet praktike që lidhën me vendosjen e misioneve do të trajtohen ndaras.
Neni 9
Kosova dhe Serbia pajtohen se Traktati i tanishëm nuk do të ncenojë traktatet dhe marrëveshjet e mëhershme bilaterale dhe multilaterale, të arritura tashmë nga to ose për to./21Media

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
LAJMI TJETËR →
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Lexo edhe

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 min më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 min më parë
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
Kosova

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

1 min më parë
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

2 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

2 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

11 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

1 min më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

11 orë më parë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
Kulturë

Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt

12 orë më parë
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
Kosova

Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave

13 orë më parë