RTV21 LIVELIVE
Edicioni Qendror18:0019:0023 min mbeten
Moti…
BallinaBota
🌍 Bota

Erdogan: Turqia mund ta rihetojë pozicionin e saj për BE

“Një ose dy vende nuk mund ta mbajnë BE-në gjallë. Keni nevojë për një vend si Turqia, vend ndryshe, personifikim të feve të ndryshme, kjo do ta bënte shumë më të fuqishme”, tha Erdogan Presidenti tur

nga Egzona Mehmeti26 prill 201726 prill 2017

“Një ose dy vende nuk mund ta mbajnë BE-në gjallë. Keni nevojë për një vend si Turqia, vend ndryshe, personifikim të feve të ndryshme, kjo do ta bënte shumë më të fuqishme”, tha Erdogan

Presidenti turk, Reccep  Tayip Erdogan, mbrëmë deklaroi se Ankaraja mund ta rihetojë pozicionin e saj për inkuadrim në Bashkimin Evropian, nëse lihet të presë kohë të gjatë dhe nëse mbahet raporti aktual armiqësor i disa shteteve nga bashkësia.

Erdogan, gjithashtu, deklaroi se nuk mund të gjejë zgjidhje për krizën siriane, nëse Asadi mbetet në pushtet. Ai në lidhje me vendimin e marrë nga Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës (APKE) për vendosjen e Turqisë në procesin e monitorimit, ka vlerësuar se ky vendim i marrë aktualisht kundër Turqisë është plotësisht politik.

Në lidhje me vendimin e APKE-së për “monitorim politik”, Erdogan ka rikujtuar se ditën e diel në Francë janë mbajtur zgjedhje presidenciale dhe ka vënë në dukje se këto votime janë kryer në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme.

Pasi ka shtruar pyetjen se përse zbatueshmëria e gjendjes së jashtëzakonshme vazhdon që prej 1.5 viti në Francë, Erdogan është shprehur se kjo vetëm kundër një organizate terroriste që ishte një ngjarje ku u vranë vetëm 15-20 persona dhe pas kësaj ka nisur gjendja e jashtëzakonshme për një kohë të gjatë.

“Ditën e diel në Francë janë mbajtur zgjedhje presidenciale, votime këto që janë kryer në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme. Gjithashtu edhe votimi që do të mbahet pas 15 ditësh do të kryhet sërish në kushtet e gjendjes së jashtëzakonshme. A vjen për Francën një kusht apo një zbatueshmëri e tillë? Kurrë nuk është bërë një gjë e tillë. Ndërsa në Turqi ndodhi një tentativë për grushti shteti për të rrëzuar qeverinë. Turqia zbaton gjendjen e jashtëzakonshme kundër tentativës për grusht shteti, po pastrojmë anëtarët e FETO-s brenda radhëve të forcave të armatosura, po pastrojmë anëtarët e FETO-s brenda radhëve të forcave të policisë dhe në të njëjtën kohë po pastrojmë anëtarët e kësaj organizate terroriste të infiltruar brenda institucioneve shtetërore. Jemi të detyruar të bëjmë këto pastrime”, deklaroi Erdogan.

Ndër të tjera duke vënë në dukje se në procesin e bashkimit të Gjermanisë Lindore me Gjermaninë Perëndimore janë pastruar nga shteti më shumë se 500 mijë njerëz, Erdogan, tha se “A ka mundur të flasë njeri për këtë? Jo nuk ka folur askush. Ky vendim i marrë aktualisht kundër Turqisë është plotësisht politik. Ne nuk e njohim një vendim të tillë. Vendime të tilla le të marrin sa të dëshirojnë. Nuk i kushtojmë edhe aq shumë rëndësi. Është marrë një vendim dhe asgjë më tepër.”

Duke i bërë thirrje botës Erdogan, ka vlerësuar se kjo është e vërteta. “Në një situatë ku e vërteta është e tillë ne iu bëjmë thirrje njerëzve që fillimisht në ndërgjegje të qëndrojnë larg qasjeve politike dhe kryesisht të dëgjojnë zërin e ndërgjegjies. I përmbahen apo jo kjo nuk është aspak e rëndësishme sepse ne me të njëjtin sinqeritet do të vazhdojmë luftën tonë në pikën e të drejtës dhe lirive. Gjithashtu kurrë nuk do të bëjmë tolerime në luftën tonë kundër të gjithë organizatave terroriste, kryesisht kundër PKK-së, FETOS- dhe DEASH-it. Ne do të vazhdojmë rrugën tonë në mënyrë të vendosur”, theksoi më tutje Erdogan në intervistë.

Erdogani i theksoi zgjedhjet presidenciale në Francë, ku liderja e djathtë Marin Le Pen kërcënohet me dalje nga BE-ja, dhe se bashkësia është “para shpërbërjes”.

“Një ose dy vende nuk mund ta mbajnë BE-në gjallë. Keni nevojë për një vend si Turqia, vend ndryshe, personifikim të feve të ndryshme, kjo do ta bënte shumë më të fuqishëm. Por, siç duhet, se vende-anëtare të BE-së nuk e njohin këtë fakt. Ata mendojnë se është shumë vështirë që pranojnë një vend mysliman si Turqia”, deklaroi Erdogan.

Për luftën në Siri, ai tha se konflikti nuk mund të zgjidhet derisa presidenti Bashar asl Asadi është në pushtet. “Asadi nuk është mënyra për zgjidhjen e problemit në Siri. Siria duhet të lirohet nga Asadi që të mund të paraqitet zgjidhja”, tha ai.

Erdogan, gjithashtu, e përmendi edhe zvogëlimin e mbështetjes ruse për Asadin. Sipas tij, presidenti rus Vladimir Putin i ka thënë: “Erdogan, mos më keqkupto. Unë nuk jam mbrojtës i Asadit, nuk jam avokati i tij.

Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë
LAJMI TJETËR →
Edhe sot qarkullimi i kamionëve mbi 20 tonë është i kufizuar në autostradë

Lexo edhe

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda
Kosova

Gashi: LDK-në nuk e ndal askush, nuk e frikëson as presioni nga jashtë dhe as sfidat nga brenda

1 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Lajm i perditesuar

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

39 min më parë
​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete
Rajoni

​Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

39 min më parë
Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura
Të tjera

Po kërkoni të notoni? Ja 11 këshilla për të qëndruar të sigurt në ujërat e hapura

55 min më parë
Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet
Kosova

Haziri: Nëse Vetëvendosje ka vullnet, LDK i mbyllë për 24 orë të gjitha çështjet

1 orë më parë
Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro
Kosova

Vazhdon rritja e çmimit të naftës, sot një litër kushton 1.77 euro

1 orë më parë

Më të fundit

Të gjitha →
Temperatura përvëluese sot në Kosovë
Kosova

Temperatura përvëluese sot në Kosovë

4 orë më parë
Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë
Kosova

Sot dhe nesër mot me diell dhe temperatura të larta deri në 36 gradë

4 orë më parë
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Kulturë

Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”

12 orë më parë
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
Kosova

Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë

13 orë më parë