Emisari i Britanisë së Madhe për Ballkanin nesër takohet me Kurtin
I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, nesër do të takohet me kryeministrin Albin Kurti. Për portalin rtv21.tv kjo u konfirmua nga zëdhënësi i Qeverisë së Koso
I dërguari special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, nesër do të takohet me kryeministrin Albin Kurti.
Për portalin rtv21.tv kjo u konfirmua nga zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu.
Nuk është bërë e ditur agjenda e këtij takimi.
I dërguari i Britanisë së Madhe, Stuart Peach paraprakisht e ka vizituar Serbinë ku është takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me kryeministren Ana Bërnabiq e me drejtorin e të ashtuquajturës Zyrë për Kosovë në Qeverinë e Serbisë, Petar Petkoviq./21Media

LAJMI TJETËR →
Katy Perry e vendos flamurin e Kosovës në “hapësirë”
Më të fundit
Të gjitha →
Kosova
Shpëtohet mrekullisht një fëmijë pas rënies në ujë në Motrovicë
11 orë më parë

Kulturë
Dhurata Dora nxeh skenën para Katy Perryt
12 orë më parë

Kosova
Gjenden dëshmi se një prej të arrestuarve në Zubin-Potok ishte pjesë aktive e armatës jugosllave
12 orë më parë

Film
Kosova rikthehet pas shkëputjes trevjeçare, dy shanse për “Oscar”
13 orë më parë




