
Ekspozoi armë në një lokal në Gjilan, arrestohet i dyshuari
Policia në Gjilan ka njoftuar se sot në orën 03:10 ka pranuar informacione se në një kafiteri në Dobërqan një person ka ekspozuar armë zjarri. Policia e ka arrestuar personin e dyshuar dhe i është kon
Policia në Gjilan ka njoftuar se sot në orën 03:10 ka pranuar informacione se në një kafiteri në Dobërqan një person ka ekspozuar armë zjarri. Policia e ka arrestuar personin e dyshuar dhe i është konfiskuar arma e zjarrit Ekol special e kalibrit 9 milimetra dhe një karikator.
“Drejtoria rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Gjilan me datën 31.07.2023 rreth orës 03:10 ka pranuar informacion se në një kafiteri në fshatin Dobërqan komuna e Gjilanit dyshohet se njëri nga të pranishmit ka ekspozuar një armë zjarri. Njësitet policore relevante i janë përgjigjur rastit ku kanë lokalizuar dhe arrestuar personin e dyshuar nga i cili është konfiskuar një (1) armë zjarri e llojit Ekol special e kalibrit 9 mm. dhe një (1) karikator si dëshmi për gjykatën. I dyshuari është shoqëruar në Stacionin Policor Gjilan ku është intervistuar në bazë të procedurave ligjore”, bëhet e ditur në njoftimin e Policisë së Kosovës.
Për rastin është njoftuar prokurori i shteti i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarit të ngritët kallëzim penal për veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.
Rasti vazhdon të hetohet./21Media

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






