
E vërteta e dhimbshme e të pagjeturve, inaugurohet Memoriali Pema e Jetëve
Fondi për të Drejtën Humanitare ka inauguruar sot Memorialin Pema e Jetëve kushtuar personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë. Memoriali është ngritur në platonë mbi parkingun nëntokësor,
Fondi për të Drejtën Humanitare ka inauguruar sot Memorialin Pema e Jetëve kushtuar personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.
Memoriali është ngritur në platonë mbi parkingun nëntokësor, pranë sheshit “Xhorxh Bush” në Prishtinë dhe përkon me Ditën e Personave të Pagjetur në Kosovë.
Pema e Jetëve, e konceptuar nga artistët Dea Gjinovci dhe Armand de Benoist de Gentissart, paraqet një trung pa pemë, simbol i jetëve të ndërprera dhe boshllëkut që ka lënë mungesa e tyre, raporton KosovaPress.
Brenda tij, në panele druri, janë gdhendur emrat e personave të pagjetur, disa prej tyre të shkruar edhe me dorën e vet familjarëve, duke krijuar një lidhje të përhershme mes kujtimit dhe dashurisë.
Bekim Blakaj drejtor ekzekutiv i Fondit për të Drejtën Humanitare përshkroi ngritjen e këtij memoriali jo vetëm si një vepër arti, por edhe një hapësirë e përhershme për përkujtim kolektiv, një vend ku dhimbja bëhet e përbashkët dhe historia nuk lejohet të harrohet.
“Ky memorial nuk është thjesht një vepër arti, por një hapësirë e përhershme për personat e pagjetur dhe familjet e tyre… Brenda tij emrat e të të zhdukurve janë gdhendur në panele druri, disa prej tyre mbajnë vetëm dorëshkrimin e familjarëve të tyre, një gjurmë dashurie që nuk mund të shuhet”, ka thënë Blakaj.
Kryetari i Prishtinës Përparim Rama tha se Memoriali Pema e Jetëve është një vendtakim i kujtesës kolektive për personat e pagjetur tash e sa vjet pas përfundimit të luftës në Kosovës.
“Ky instalacion na tregon një të vërtetë të dhimbshme. Mijëra veta u zhdukën padrejtësisht gjatë luftës dhe mungesa e tyre ende rëndon mbi familjet dhe mbarë shoqërinë tonë. Arti me të cilin kjo mungesë u shpreh, ka një fuqi të veçantë dhe i jep zë duke sjellë drejtësinë, por e mban gjallë kërkesën për të. Pema e Jetëve, sikurse quhet ky memorial, është një pikëtakim i kujtesës kolektive dhe na thërret që kujtimet të mos mbeten vetëm në zemrat e familjarëve, por të bëhet pjesë e ndërgjegjes sonë së përbashkët”, tha Rama.
Memoriali është realizuar nga Fondi për të Drejtën Humanitare në partneritet me Qendrën Burimore për Personat e Zhdukur dhe u mbështet nga Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Departamenti Federal i Zvicrës për Punë të Jashtme.
Edhe 26 vjet pas përfundimit të luftës në Kosovë nuk dihet ende për fatin e rreth 1600 personave.
Ndryshe, në inaugurimin e këtij memoriali nuk ishte i pranishëm askush nga zyrtarët e institucionet e larta të Kosovës.

Më të fundit
Të gjitha →
Partneri i Katy Perry-t, Justin Trudeau, mbështet këngëtaren nga afër në Sunny Hill Festival

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ushtarake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete

Nga Shqipëria drejt tregjeve ndërkombëtare, automjetet ush*arake “Made in Albania” do të eksportohen në 30 shtete






